Gjatë janarit nis reformimi në gjykata

2 Janar 2013 - 12:17      

Fillimi i janarit të vitit 2013 shënon fillimin e reformimit të sistemit gjyqësor në Kosovë. Të gjitha gjykatat për kundërvajtje, ato komunale dhe të qarkut do të bashkohen në një të vetme - në gjykatën themelore.

Prishtinë, 2 janar - Fillimi i janarit të vitit 2013 shënon fillimin e reformimit të sistemit gjyqësor në Kosovë. Të gjitha gjykatat për kundërvajtje, ato komunale dhe të qarkut do të bashkohen në një të vetme - në gjykatën themelore.

Do të jenë 7 Gjykata Themelore me seli nëpër 7 qendrat kryesore të Kosovës, Prishtinë, Prizren, Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Ferizaj dhe Gjilan, deklaroi për Radio Kosovën, zëdhënësja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Ajshe Qorraj- Bytyqi.

“Gjykatat themelore janë Gjykata të Shkallës së Parë dhe janë kompetente për të Gjykuar të gjitha çështjet përpos nëse me ligj parashihet ndryshe”, tha Qorraj- Bytyqi, transmeton RTK.

Gjykata themelore e Prishtinës përbëhet nga 5 departamente, departamenti për krime të rënda, departamenti për çështje ekonomike, administrative, i përgjithshëm dhe për të mitur, transmeton RTK.

Ndërsa në 6 rajonet e tjera do të kenë vetëm nga 3 departamente, për krime të rënda, për të mitur dhe i përgjithshëm. Të gjitha gjykatat themelore do t''''i kenë degët e veta me nga një departament, ku do të hyjnë divizioni civil, penal dhe i kundërvajtjes.

Risi tjetër do të jetë Gjykata e Apelit po me seli në Prishtinë, e cila si Gjykatë e Shkallës së Dytë ka juridiksion në gjithë territorin e vendit dhe ndër të tjera ka kompetencë të ushtrojë edhe të gjitha ankesat kundër veprimeve të gjykatave themelore. Gjykata e Apelit vendos edhe në Shkallën e Tretë sipas ankesave të lejuara me ligj. Kurse autoriteti më i lartë do të jetë Gjykata Supreme, theksoi Qorraj- Bytyqi.

“Gjykata Supreme me seli në Prishtinë ka juridiksion në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës dhe është autoriteti më i lartë Gjyqësor në vend. Në këtë Gjykatë do të përfshihen edhe Kolegji i Apelit të Agjencisë Kosovare të Pronës dhe Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme”, tha Qorraj-Bytyqi.

Pra, me reformën gjyqësore bëhet zvogëlimi i numrit, nga 59 në vetëm 9 Gjykata, ndërsa pritet rritja e efikasitetit në punë

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...