Protestat e opozitës në Maqedoni, me tone antishqiptare

30 Dhjetor 2012 - 14:24      

Protestat e opozitës maqedonase kanë nisur edhe me fjalime provokuese dhe antishqiptare.

Shkup, 30 dhjetor - Protestat e opozitës maqedonase kanë nisur edhe me fjalime provokuese dhe antishqiptare.

Stojanço Angelov, lideri i Organizatës “Dinjiteti” që tubon veteranët maqedonas të konfliktit të vitit 2001 në protestën e djeshme ka deklaruar se pikërisht Branko Cërvenkovski si kryeministër i Maqedonisë në vitin 1998 dërgoi policinë dhe hoqi flamujt shqiptarë para komunave të Gostivarit dhe Tetovës, ndërsa Gruevski iku në Amerikë kur Shkupi u mbush me flamuj shqiptarë në 100 vjetorin e pavarësisë së shtetit shqiptar.

“Kur në vitin 1997 u vendosën flamujt shqiptarë në Gostivar dhe Tetovë, Branko nuk iku në Amerikë, por e dërgoi policinë për heqjen e tyre. Ndërsa tani patëm rastin që ta shohim Shqipërinë në Maqedoni. Tërë Shkupi, tërë Maqedonia veriperëndimore ishte e stërmbushur me flamuj shqiptarë. Mua ndoshta nuk më pengojnë shumë ato, por ku ishte patrioti dhe lideri i madh. Por, ai iku për investime pikërisht në atë periudhë”, deklaroi Angelov, transmeton INA.

Partitë shqiptarë jozyrtarisht kanë dënuar deklarimet dhe mesazhet e tilla të opozitës maqedonase, e cila sërish përdor kartën nacionaliste dhe antishqiptare për të tërhequr masat protestuese.

Këto mesazhe nga protestat e opozitës vijnë edhe pse në radhët e saj janë individë të komunitetit shqiptarë të shoqërisë civile, të cilët individualisht përkrahin protestat e opozitës.  Organizata “Dinjiteti” është pjesë e koalicionit qeveritar “Lidhja për të Ardhmen”.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...