Osteoporoza, sëmundja pa shenja klinike

29 Dhjetor 2012 - 20:56      

Çdo pacient është i veçantë, dhe si i tillë duhet trajtuar. Kjo kërkon që të studiohen mirë nga ana e mjekut specialist karakteristikat e pacientit, shkaku i osteoporozës dhe rezultatet e trajtimit.
Kockat janë inde të gjalla dhe me kalimin e kohës nuk kanë mundësi që të rigjenerohen, por fillojnë të dobësohen. Kjo ndodh tek të gjithë, por kur kockat fillojnë të dobësohen shumë shpejt dhe mund të thyhen më lehtë, kjo gjendje quhet osteoporozë. Kjo sëmundje shfaqet shumë më shpesh te gratë, se sa tek meshkujt. Frakturat më të shpeshta ndodhin ne kyçin e dorës dhe në vertebrat e shtyllës kurrizore

Çdo pacient është i veçantë, dhe si i tillë duhet trajtuar. Kjo kërkon që të studiohen mirë nga ana e mjekut specialist karakteristikat e pacientit, shkaku i osteoporozës dhe rezultatet e trajtimit.

Kockat janë inde të gjalla dhe me kalimin e kohës nuk kanë mundësi që të rigjenerohen, por fillojnë të dobësohen. Kjo ndodh tek të gjithë, por kur kockat fillojnë të dobësohen shumë shpejt dhe mund të thyhen më lehtë, kjo gjendje quhet osteoporozë. Kjo sëmundje shfaqet shumë më shpesh te gratë, se sa tek meshkujt. Frakturat më të shpeshta ndodhin ne kyçin e dorës dhe në vertebrat e shtyllës kurrizore

Një në 3 gra, kryesisht pas menopauzës vuajnë nga osteoporoza. Rreziku rritet pas moshës 50 vjeç. Si faktorë të tjerë që shtojnë rreziqet janë ndryshimet e hormoneve (kryesisht të estrogjenit), fiziku i imët, mungesat në ushqyerje (kalciumi apo vitaminë D), ushtrimi fizik i pamjaftueshëm, jeta sedentare apo qëndrimi i gjatë shtrirë, përdorimi i tepërt i duhanit, mishit, alkoolit apo kafesë, përdorimi i zgjatur i disa medikamenteve si p.sh kortizoni.



Masa parandaluese

Për të parandaluar rëniet dhe frakturat, është e rëndësishme, sidomos për njerëzit e moshuar që të jenë të sigurt në këmbët e tyre, thotë Dr. Thomas Kausch. Ai është drejtor në Klinikën Ortopedike në Bad Neuenahr: "Rreziku për t'u rrëzuar është më i madh në qoftë se nuk lëviz shumë. Kur je shumë i pasigurt ke një tendencë të lartë që të rrëzohesh. Prandaj është shumë e rëndësishme që të lëvizësh. Megjithatë, është gjithashtu e vërtetë se kocka vetë përgjigjet ndaj stimulit të lëvizjes me rritjen e prodhimit të masës kockore, pra një kockë që përdoret depoziton më shumë kalcium".



Trupat e vertebrave humbasin lartësinë

Zakonisht sëmundja nuk shfaqet me shenja klinike, prandaj në shumicën e rasteve ajo zbulohet pas 10 ose 15 vjetësh p.sh. pas një frakture që ndodh nga një aksident i vogël ose një rrëzim në tokë. Kështu i ndodhi edhe 69-vjeçares Regina Breuer, e cila tregon se ishte rrëzuar në restorant kur ishte me pushime dhe mjekët më pas kishin konstatuar sëmundjen.



Matja e densitetit kockor

Por diagnostikimi i osteoporozës mund të bëhet edhe herët me metodën e matjes së densitetit kockor. Kjo metodë diagnostikuese përdor një tip special të rrezeve rëntgnen për matjen e masës kockore të trupit. Në klinkën në Bad Neuenahr bëhen në vit rreth 800 matje të tilla. Mjeku përcakton përmbajtjen e kalciumit në disa rajone të trupit - veçanërisht në rajonin e qafës së femurit, sepse këto thyen shumë lehtë. Në rast se përmbajtja e kalciumit në kocka është poshtë vlerës standarde, pra e ulët, atëherë pacienti ka osteoporozë.



Ndikim negativ

Por ka disa edhe disa ilaçe që mund të ndikojë negativisht për dendësinë e kockave, thotë Thomas Kausch: "Për shembull, disa medikamente që përdoren në rastet e epilepsisë, disa preparate të caktuara heparine, disa ilaçe që përdoren për të parandaluar ulçerat e stomakut, kur merren sigurisht për kohë shumë të gjatë - pra jo vetëm një apo dy javë, por dy vjet, ose dhjetë vjet ". Negativisht ndikon edhe kortizoni.

E rëndësishme për kurimin e osteoporozos është veç lëvizjes edhe vitamina D, trajtimi me hormone apo me stroncium.

Prej osteoporozës mund të sëmuren gjithashtu dhe meshkujt. Megjithatë, ata janë më pak të prekur se femrat dhe mesatarisht, zakonisht rreth dhjetë vjet më të vjetër në moshë kur u shfaqet osteoporoza. Pra osteoporoza është kryesisht një sëmundje që lidhet me moshën.



(Marrë nga Deutsche Welle)

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...