Shakira e Pique bëhen prindër, lind djali i tyre

28 Dhjetor 2012 - 09:51      

Shakira ka lindur, foshnja është një djalë. I dashuri i këngëtares, tepër i gëzuar, ka dhënë lajmin e lindjes nëpërmjet Twitter-it, duke thënë se cifti ishte “tepër i lumtur”. Duke shkruar në spanjisht, ai tha: “Lindi djali ynë! Jemi shumë të gëzuar! Falemnderit të gjithëve për mesazhet tuaja!”Disa ditë para Krishtlindjes,

Shakira ka lindur, foshnja është një djalë. I dashuri i këngëtares, tepër i gëzuar, ka dhënë lajmin e lindjes nëpërmjet Twitter-it, duke thënë se cifti ishte “tepër i lumtur”. Duke shkruar në spanjisht, ai tha: “Lindi djali ynë! Jemi shumë të gëzuar! Falemnderit të gjithëve për mesazhet tuaja!”Disa ditë para Krishtlindjes, Shakira kishte publikuar një foto shtatzënë në gjendje tepër të avancuar, teksa kërkonte për dhurata nëpër dyqanet e Barcelonës. Këngëtarja kolumbiane është emëruar së fundi i juristja më e re e edicionit amerikan të “The Voice”, duke zëvendësuar Christina Aguilera-n.

Ky është fëmija i parë i këngëtares, e cila u bë e njohur në skenat muzikore kolumbiane e amerikano latine, në vitet ’90, përpara se të futej fuqishëm mes turmave anglishtfolëse të SHBA-ve. Shakira e bëri të ditur shtatzaninë e saj nga mesi i shtatorit, në faqen e saj personale.

Futbollisti Pique ka konfirmuar së fundi në një intervistë radiofonike, se e dashura e tij nuk po planifikonte ngadalësimin e punëve të saj, madje ajo është duke u përgatitur për publikimin e albumit të saj të ri.

“Albumi do të publikohet pas lindjes së fëmijës, sepse asaj do t’i duhet të shkojë në turne, gjë që nuk mund ta bëjë tani”, tha pak kohë më parë qendërmbrojtësi i Barcelonës. “Dhe... me shumë mundësi do të ketë një këngë në gjuhën katalane, ndoshta mund të titullohet ‘Boig per tu’ (I/E cmendur për ty)”, përfundoi Gerard Pique.



 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...