Hiti i Adeles "Someone Like You" - kënga më e kërkuar në karaoke

26 Dhjetor 2012 - 11:27      

Hiti i këngëtares britanike, Adele, "Someone Like You" ishte kënga më e kënduar në versionin karaoke vitin e kaluar, sipas ueb-faqes "Lucky Voice", që ka përpiluar një listë prej dhjetë këngëve karaoke më të kërkuara në vitin 2012.Lista dominohet nga këngëtarja 24-vjeçare britanike, madje

Londër, 26 dhjetor - Hiti i këngëtares britanike, Adele, "Someone Like You" ishte kënga më e kënduar në versionin karaoke vitin e kaluar, sipas ueb-faqes "Lucky Voice", që ka përpiluar një listë prej dhjetë këngëve karaoke më të kërkuara në vitin 2012.Lista dominohet nga këngëtarja 24-vjeçare britanike, madje me tre këngë. Përveç hitit të lartpërmendur të superyllit britanik, në këtë listë gjenden edhe "Rolling in the Deep" dhe "Make You Feel My Love".

Në vendin e dytë është kënga "Call Me Maybe" e Carly Rae Jepsen ndërsa në pozitën e tretë gjendet hiti i mirënjohur "What Makes You Beautiful" i bendit të djemve "One Direction".

Në mesin e këngëve tjera të preferuara të adhuruesve në versionin karaoke ishin edhe "Bohemian Rhapsody" e bendit Queen, "Livin 'On A Prayer" e Jon Bon Jovit dhe superhiti i Gotye " Somebody That I Used To Know".





 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...