Protesta dhe tensione politike në Maqedoni

25 Dhjetor 2012 - 11:52      

Në Maqedoni pritet të vazhdojnë protestat e opozitës dhe tensionet politike, pas votimit të djeshëm të buxhetit 2013 nga mazhoranca dhe anashkalimi i dhunshëm i deputetëve të opozitës maqedonase nga Parlamenti.Partia opozitare maqedonase LSDM dhe aleatët e saj kanë theksuar se me miratimin

Shkup, 25 dhjetor -  Në Maqedoni pritet të vazhdojnë protestat e opozitës dhe tensionet politike, pas votimit të djeshëm të buxhetit 2013 nga mazhoranca dhe anashkalimi i dhunshëm i deputetëve të opozitës maqedonase nga Parlamenti.Partia opozitare maqedonase LSDM dhe aleatët e saj kanë theksuar se me miratimin e buxhetit në mënyrë të dhunshme nga mazhoranca VMRO-DPMNE dhe BDI është suspenduar demokracia dhe liria në Maqedoni. Lideri i LSDM-së, Branko Cërvenkovski ka ftuar qytetarët për padëgjueshmëri qytetare.

“Prej sot nuk ka Parlament dhe deputetët tanë nuk janë atje. Prej sot është ditë e madhe, andaj rrugën e kemi të pastër. E dijmë se me kë kemi punë. Prej nesër fillon padëgjueshmëria e përgjithshme qytetare. Për lirinë, demokracinë dhe Maqedoninë më të mirë”, deklaroi Cërvenkovski, duke theksuar se prej nesër do të rrugëtojnë deri në fund dhe nuk ka kthim, transmeton INA.

Bllokua opozitar sot pritet të shpalos agjendën për veprimet e saj antiqeveritare, ndërsa nuk përjashtohen edhe zërat për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Nga ana tjetër, kryeministri Nikolla Gruevski në një fjalim para qytetarëve mbrëmë deklaroi se ai do ti përgjigjet të gjitha skenareve të opozitës dhe se sipas tij, është dëshmuar se populli është me të në këto momente të rëndësishme për vendin.

“Duke pasur parasysh se Branko Cërvenkovski paralajmëroi vazhdim me skenarin humbës të tij, dëshiroj të potencoj se ne jemi të gatshëm për të gjitha skenaret e mundshme me qëllim  mbrojtjen e interesave të qytetarëve dhe mbrojtjen e kushtetutës dhe ligjeve. Kam duruar shumë, kam kaluar gjithçka në jetën time. Por në shumë raste mbijetova për shkak të një gjëje se populli ishte me mua", ka nënvizuar Gruevski.

Tensionet dhe protestat në Maqedoni pasuan lidhur me miratimin e projekt – buxhetit 2013. Opozita kishte projekt – buxhetin e saj kursyes në periudhën e krizës ekonomike, ndërsa partia shqiptare RDK kishte propozuar mbi 400 amendamente, që gjë nuk u përfillën me votimin e djeshëm. Opozita theksoi se dje është suspenduar demokracia dhe Kushtetuta, pasi që mazhoranca votoi projekt – buxhetin duke mos përfillur procedurat demokratike. Ditët e ardhshme  do të vijojnë me skenare të protestave të opozitës, ndërsa edhe partia e kryeministrit Nikolla Gruevski ka planifikuar që me protesta të njëjta t’i përgjigjet opozitës.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...