Kukës: Aksident tragjik në “Rrugën e Kombit”, tre të vdekur

24 Dhjetor 2012 - 18:50      

(E plotësuar) Një aksident i rëndë më pasojë vdekjen e tre personave dhe plagosjen e dy të tjerëve është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin kombëtar, Kukës- Kalimash. Në aksident humbën jetën 28-vjeçari Lekë Margjoni, 23- vjeçari Miriam Doda dhe shtetasi Ilmi Pira, ndërsa të plagosur kanë mbetur Gjelosh Lata dhe Sokol Pulaj nga Fushë-Kruja. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Kolsh, pak kilometra në dalje të qytetit të Kukësit, raporton Panorama.

Kukës, 24 dhjetor -  (E plotësuar) Një aksident i rëndë më pasojë vdekjen e tre personave dhe plagosjen e dy të tjerëve është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin kombëtar, Kukës- Kalimash.
Në aksident humbën jetën 28-vjeçari Lekë Margjoni, 23- vjeçari Miriam Doda dhe shtetasi Ilmi Pira, ndërsa të plagosur kanë mbetur Gjelosh Lata dhe Sokol Pulaj nga Fushë-Kruja.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Kolsh, pak kilometra në dalje të qytetit të Kukësit, raporton Panorama.
Mësohet se në aksident janë përfshirë një kamion dhe një makinë e tipit fuoristradë. Ende nuk ka të dhëna lidhur me identitetin e viktimave, ndërsa shkak besohet se ka qenë shpejtësia e madhe e njërit prej automjeteve.
Dy personat që gjendeshin në autostradë kane gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa viktima e trete gjeti vdekjen ne spitalin rajonal te qytetit të Kukësit. Një prej të plagosurve, në gjendje të rëndë është transportuar me urgjencë në Spitalin Ushtarak në Tiranë.
Policia është në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit, ndërsa raportohet se autostrada ka qëndruar e bllokuar për disa minuta.

(Në foto: Makina ku gjeten vdekjen dy prej viktimave te aksidentit)
comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...