Trashëgimia shpirtërore - e përjashtuar nga lista e pasurisë që mbron shteti

24 Dhjetor 2012 - 09:44      

Ka më shumë se dy vjet që kur shteti publikisht u dha përkrahje atyre që iniciuan futjen e “Eposit të kreshnikëve” në mbrojtje të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë - UNESCO. Në janar të vitit 2010, me vendim të Qeverisë, ishte formuar komisioni

Prishtinë, 24 dhjetor - Ka më shumë se dy vjet që kur shteti publikisht u dha përkrahje atyre që iniciuan futjen e “Eposit të kreshnikëve” në mbrojtje të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë - UNESCO. Në janar të vitit 2010, me vendim të Qeverisë, ishte formuar komisioni qeveritar i Republikës së Kosovës për kompletimin e dosjes, me të cilën Kosova e Shqipëria bashkërisht do të prezantonin projektin në UNESCO. Por trashëgiminë shpirtërore, së cilës Kosova synon t’i sigurojë mbështetje nga UNESCO-ja, nuk e mbron as vetë pos me ligj i cili në përgjithësi mbron trashëgiminë. Lista e trashëgimisë kulturore për mbrojtjen të përkohshme, e miratuar në shtator të vitit të kaluar nga Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit nuk e përfshin trashëgiminë shpirtërore. Aktualisht shteti i Kosovës nën mbrojtje të përkohshme ka më se një mijë monumente arkeologjike dhe etnologjike. Edhe pse mbrojtja e trashëgimisë shpirtërore, si një nga pesë segmentet e trashëgimisë (bashkë me trashëgiminë arkitektonike, arkeologjike, të luajtshme dhe peizazhe kulturore) përcaktohet me Ligjin për trashëgimi, Kosova nuk e mbron asnjë element të trashëgimisë shpirtërore. (Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore).



 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...