Një francez fiton 101 milionë euro në loto

23 Dhjetor 2012 - 22:23      

Derisa një pjesë e konsiderueshme e botës e priste në ankth 21 dhjetorin e këtij viti, hkaku i paralajmërimeve për kiametin, kjo datë qëlloi të ishte me fat të madh për një qytetar të Francës, i cili ka qëlluar të gjithë numrat fitues të eurolotos dhe do t’i marrë saktësisht 101 milionë e 835 mijë e 641 euro, sa ishin mbledhur në fondin e “Euro Milion’s”. Si transmeton portali Albinfo, këto para mjaftojnë për blerjen e 2.5 tonë ari.

Paris, 23 dhjetor – Derisa një pjesë e konsiderueshme e botës e priste në ankth 21 dhjetorin e këtij viti, hkaku i paralajmërimeve për kiametin, kjo datë qëlloi të ishte me fat të madh për një qytetar të Francës, i cili ka qëlluar të gjithë numrat fitues të eurolotos dhe do t’i marrë saktësisht 101 milionë e 835 mijë e 641 euro, sa ishin mbledhur në fondin e “Euro Milion’s”. Si transmeton portali Albinfo, këto para mjaftojnë për blerjen e 2.5 tonë ari.

Kjo është shuma e tretë më e madhe e fituar që nga fillimi i kësaj loje të fatit në Francë.  Çmimi rekorde në Francë ishte 169 837 010 €  dhe ajo ishte fituar më 13 nëntor 2012.

Lotoja “Euro Milion's” luhet në nëntë shtete evropiane: Francë, Britani të Madhe, Spanjë,  Luksemburg, Belgjikë, Zvicër, Portugali, Irlandë dhe Austri.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...