Kryeministri serb lëshon alarmin kundër njohjeve të Kosovës

23 Dhjetor 2012 - 22:14      

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq vlerësoi se Serbia duhet të dërgojë urgjentisht emisarë në vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, e veçanërisht në shtetet e mëdha islamike. Ai në një televizion privat serb tha se Kosova e pavarur është pranuar nga Pakistani, dhe nëse këtë e bënë edhe Egjipti, Serbia do të ketë pasoja të rënda.
“Nuk e di a jemi të vetëdijshëm se jemi në situatë të humbur. Pakistani e ka njohur pavarësinë e Kosovës. A po merret dikush me shtetet që nuk e kanë njohur pavarësinë e saj?”, pyeti ai, transmeton BW.

Beograd, 23 dhjetor - Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq vlerësoi se Serbia duhet të dërgojë urgjentisht emisarë në vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, e veçanërisht në shtetet e mëdha islamike. Ai në një televizion privat serb tha se Kosova e pavarur është pranuar nga Pakistani, dhe nëse këtë e bënë edhe Egjipti, Serbia do të ketë pasoja të rënda.

“Nuk e di a jemi të vetëdijshëm se jemi në situatë të humbur. Pakistani e ka njohur pavarësinë e Kosovës. A po merret dikush me shtetet që nuk e kanë njohur pavarësinë e saj?”, pyeti ai, transmeton BW.

Daçiq, që njihet edhe si një nga juniorët e Sllobodan Millosheviqit, kërkoi një vëmendje më të madhe rreth çështjes së lobimit për njohjen e shteti të Kosovës, duke marrë shembullin e shtetit të Fixhit, i cili pak kohë më parë po ashtu njohu pavarësisë e Kosovës. Sipas tij, kjo e fundit, megjithëse shtet i vogël, e ka pranuar pavarësinë vetëm pse përfaqësuesit e pushtetit në Prishtinë kanë shkuar dhe lobuar atje.

“Unë jam i sigurt se 99 për qind e qytetarëve serbë nuk e dinë se ku gjendet Fixhi, siç nuk e dinë qytetarët e këtij shteti se ku është Serbia dhe Kosova. Çka ua ndien atyre për problemet tona. Por, ai që ka shkuar atje, Pacolli apo dikush tjetër, ka ofruar bursa, pajisje teknike dhe kanë mbaruar punë”, ka shtuar ai. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...