Intensifikohen përpjekjet për kapjen e Ilir Kumbaros

23 Dhjetor 2012 - 21:49      

Kur është mbushur një vit nga zhdukja misterioze e Ilir Kumbaros, i cili ishte në pritje të seancës së ekstradimit nga Londra drejt Shqipërisë, policia britanike thotë se ka intensifikuar përpjekjet e saj për gjetjen e vendndodhjes së ish-shefit të shërbimit sekret shqiptar.
Murray Duffin, nga njësia e ekstradimeve në Scotland Yard, i tha gazetës The Daily Star se lajmi i dënimit të tij ka përforcuar përpjekjet për të sjellë Kumbaron përpara drejtësisë.

Tiranë, 23 dhjetor - Kur është mbushur një vit nga zhdukja misterioze e Ilir Kumbaros, i cili ishte në pritje të seancës së ekstradimit nga Londra drejt Shqipërisë, policia britanike thotë se ka intensifikuar përpjekjet e saj për gjetjen e vendndodhjes së ish-shefit të shërbimit sekret shqiptar.

Murray Duffin, nga njësia e ekstradimeve në Scotland Yard, i tha gazetës The Daily Star  se lajmi i dënimit të tij ka përforcuar përpjekjet për të sjellë Kumbaron përpara drejtësisë.

Ish-drejtuesi i SHISH-it, 59-vjeçari Kumbaro arriti të arratisej nga Londra në nëntor të 2011, në kohën kur ishte liruar me kusht për t’u paraqitur në seancën e radhës për ekstradimin e tij, në Gjykatën e Westminsterit, seancë e cila do të vendoste për fatin e tij, i cili me shumë gjasa do të ishte dërgimi në Tiranë për t’u përballur me drejtësinë për akuzat e zhdukjes dhe vrasjes së biznesmenit Remzi Hoxha, raporton televizioni Top Channel.

Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë e dënoi Kumbaron me 15 vjet burg. Zyrtarët britanikë nuk japin hollësira nëse Kumbaro është ende në Britani apo nëse ka mundur të largohet nga territori britanik. Nëse Kumbaro është larguar nga Britania, kërkimet e tij bëhen akoma më të vështira. Ndaj tij që prej një viti është lëshuar urdhër ndërkombëtar arresti.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...