Chelsea me kontratë të re për Terryn

23 Dhjetor 2012 - 21:33      

Drejtuesit e Chelseat pritet t’i ofrojnë kontratë të re kapitenit John Terry, transmetoi gazeta The Sun të shtunën.

Londër, 23 dhjetor – Drejtuesit e Chelseat pritet t’i ofrojnë kontratë të re kapitenit John Terry, transmetoi gazeta The Sun të shtunën.

Terry, 32-vjeçar, ka kontratë me londinezët deri në qershorin e vitit 2014 dhe pritet ta përfundojë karrierën në Stamford Bridge. Mësohet se Terryt do t’i ofrohet një kontratë e re e vlefshme deri në vitin 2016, me një pagë javore prej 175 mijë funteve.

“Terry është shumë i rëndësishëm për ekipin. Ai është idhull i të gjithëve dhe Chelsea dëshiron ta mbajë deri në fund të karrierës”, ka thënë një burim brenda skuadrës.

Terry këtë edicion ka munguar në shumë ndeshje për shkak të lëndimeve të shpeshta. Ai më herët është larguar edhe nga Përfaqësuesja e Anglisë.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...