Chelsea ia gërditi futbollin Aston Villës

23 Dhjetor 2012 - 21:25      

Në Stamford Bridge të dielën Chelsea e nokautoi ekipin Aston Villa nga Birminghami me rezultat katastrofal 8:0. si duket trajneri i ri i londinezëve, Rafa Benitez ka filluar t’i rregullojë gjërat në radhët e skuadrës së tij.

Londër, 23 dhjetor – Në Stamford Bridge të dielën Chelsea e nokautoi ekipin Aston Villa nga Birminghami me rezultat katastrofal 8:0. si duket trajneri i ri i londinezëve, Rafa Benitez ka filluar t’i rregullojë gjërat në radhët e skuadrës së tij.

Qysh në pjesën e parë lojtarët e Chelseat shënuan tre gola, kurse futbollistët e Aston Villës ishin të pafuqishëm për të penguar katastrofën deri në fund të takimit, pasi në vazhdim u shënuan edhe pesë gola të tjerë, ndërkohë që u huq edhe një penallti nga lojtari i ri i ekipit londinez, Piazon. Golat për Chelsean i shënuan Torres, Luiz, Ivanoviq, Lampard, Ramires (dy gola), Oscar (nga penalltia) dhe E. Hazard. 

Një xhiro para përfundimit të pjesës vjeshtore të kampionatit anglez, në tabelë pas 18 xhirove prin Manchester United me 43 pikë, para rivalit lokal Man. City me 39 dhe Chelseat me 32 pikë. Në pozitat katër, pesë e gjashtë janë Arsenali, Evertoni dhe Tottenhami, me nga 30 pikë, kurse Liverpooli tashmë ka arritur në pozitën e nëntë në tabelë, me 25 pikë të tubuara.



 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...