Pakistan, vritet një ministër lokal

23 Dhjetor 2012 - 21:00      

Numri i të vrarëve nga sulmi vetëvrasës me bombë në pjesën veriperëndimore të Pakistanit ka arritur në nëntë, përfshirë edhe një zyrtar të lartë provincial.
Sulmuesi ka aktivizuar eksplozivin në trupin e tij, derisa po përfundonte tubimi i Partisë Kombëtare në pushtet. Në shënjestër ishte ministri i lartë në qeverinë provinciale, Bashir Bilour, i cili është plagosur për vdekje gjatë këtij sulmi vetëvrasës.

Islamabad, 23 dhjetor - Numri i të vrarëve nga sulmi vetëvrasës me bombë në pjesën veriperëndimore të Pakistanit ka arritur në nëntë, përfshirë edhe një zyrtar të lartë provincial.

Sulmuesi ka aktivizuar eksplozivin në trupin e tij, derisa po përfundonte tubimi i Partisë Kombëtare në pushtet. Në shënjestër ishte ministri i lartë në qeverinë provinciale, Bashir Bilour, i cili është plagosur për vdekje gjatë këtij sulmi vetëvrasës.

Zyrtarët thanë se 17 persona të tjerë janë plagosur, ndërsa tre prej tyre janë në gjendje kritike shëndetësore, transmeton Alsat-M.

Talibanët e Pakistanit e kanë marrë përgjegjësinë për këtë sulm. Një zëdhënës lokal taliban tha se ky grup militant e ka krijuar një ekip special të sulmuesve vetëvrasës me bombë për t’i marrë në shënjestër personalitetet “sekulare dhe anti-islamike”, përfshirë edhe politikanët. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...