Thaçi “neutralizon” tensionet mes delegatëve të degës së PDK-së në Prizren

22 Dhjetor 2012 - 22:24      

Prania e kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçi të shtunën në Kuvendin zgjedhor të degës së PDK-së në Prizren ka mjaftuar për të mbajtur nën kontroll tensionet ndërmjet delegatëve të këtij subjekti politik. Procesi elektoral në këtë degë është përshkruar me polemika të shumta, ku delegatët e ndryshëm kanë pas ankesa për rrjedhën e Kuvendit zgjedhor, respektivisht mënyrën e propozimit të kandidatëve për Këshillin e Degës dhe delegatët për Kuvendin Zgjedhor. Megjithë

Prizren, 22 dhjetor – Prania e kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçi të shtunën në Kuvendin zgjedhor të degës së PDK-së në Prizren ka mjaftuar për të mbajtur nën kontroll tensionet ndërmjet delegatëve të këtij subjekti politik. Procesi elektoral në këtë degë është përshkruar me polemika të shumta, ku delegatët e ndryshëm kanë pas ankesa për rrjedhën e Kuvendit zgjedhor, respektivisht mënyrën e propozimit të kandidatëve për Këshillin e Degës dhe delegatët për Kuvendin Zgjedhor. Megjithëkëtë pas një debati të gjatë është gjetur çelësi i përfaqësimit, ku 192 anëtarë kanë kandiduar për 71 vende në Këshillin e Degës, ndërkohë që 30 delegatët më të votuar do të përfaqësojnë degën në Kongresin Qendror të PDK-së. Antagonizmat e shumta ndërmjet kandidatëve për kryetar dege po ashtu kanë ndikuar që të respektohen dispozitat e statutit të partisë, me ç'rast të shtunën Kuvendi i degës ka votuar vetëm për zgjedhjen e Këshillit të Degës, ndërkohë që ky organ në ditët në vijim do të zgjedh kryesinë, që voton për kryetarin e degës.

Sipas burimeve brenda Kuvendit të degës kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi ka theksuar se "është në dijeni për kandidatët që pretendojnë të marrin udhëheqjen e degës" dhe ka shprehur qëndrimin se e "mirëpret edhe kandidaturën e Ramadan Mujës", që aktualisht është u.d. së kryetarit të degës së PDK-së dhe kryetar i komunës së Prizrenit. Njëri prej anëtarëve të Kuvendit ka bërë të ditur se kjo porosi është dhënë gjatë përshëndetjes së dytë të Thaçit në Kuvend, në kohën kur takimi është mbyllur për mediat, për shkak të atmosferës së "nxehtë". Në këtë adresim Thaçi ka kërkuar nga delegatët që të japin shembull të mirë të organizimit të Kuvendit zgjedhor. Madje ka kërkuar që votimi të ketë karakter integrues dhe jo eliminues.  

Zëdhënësi i degës, Samir Hoxha ka bërë të ditur se për shkak të numrit të madh të delegatëve dhe zgjatjes së votimit është vendosur që të zgjidhet vetëm Këshilli i Degës, i cili pritet që të mblidhet në ditët e ardhshme dhe të zgjedh edhe organet tjera drejtuese të degës. 

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...