Veshja për sukses

22 Dhjetor 2012 - 22:14      

Një ditë të çdo jave, më shumë se 700 fëmijë shkojnë në shkollën Mayfield në Manassas, të shtetit të Virxhinias, të veshur si profesionistë.
Ata veshin kostume, kravata, fustane elegante apo funde dhe bluza. Këto janë veshje shumë të ndryshme nga pantallonat xhins apo pulovrat sportive që shihen zakonisht në klasat e shkollave amerikane.

Manassas,(Virginia), 22 dhjetor - Një ditë të çdo jave, më shumë se 700 fëmijë shkojnë në shkollën Mayfield në Manassas, të shtetit të Virxhinias, të veshur si profesionistë.

Ata veshin kostume, kravata, fustane elegante apo funde dhe bluza. Këto janë veshje shumë të ndryshme nga pantallonat xhins apo pulovrat sportive që shihen zakonisht në klasat e shkollave amerikane.

Organizatorët dhe mësuesit shpresojnë që programi "Veshje për sukses" të mund të përmirësojë sjelljen e nxënësve si dhe arritjet në shkollë e më gjerë.

"Çfarë do të vesh sot për në shkollë?" është pyetja që Diana Otero i bën vetes çdo mëngjes, por jo të hënën. Ajo është dita kur 10-vjeçarja zgjedh një veshje të bukur, që e bën të ndihet e veçantë, raporton VoA.

Në shkollë, Diana dhe të tjerë nxënës të veshur mirë ndjekin orët e zakonshme të mësimit për ditën e hënë si dhe zhvillojnë aktivitetet e tyre si çdo ditë tjetër.

Ky është viti i parë që Diana merr pjesë në programin “Veshje për sukses".

Kjo është ajo që tërhoqi edhe Shawn Arrigeo:

"Nëse ndjehesh mirë dhe mund të rrish i ulur në mënyrë të rehatshme, atëherë nuk do të ketë asnjë problem me përqëndrimin."

Shawn thotë se ai ka rezultate më të mira kur vishet kështu.

"Më bën të ndihem më i pjekur."

Kjo gjithashtu e bën atë të duket si një prej modeleve të tij, drejtori i shkollës Jeff Abt. Zoti Abt prezantoi programin tre vjet më parë:

"Mendoj se kjo krijon një atmosferë në të cilën nxënësit thonë:"U mundova të vishem në mënyrën më të mirë të mundshme, prandaj do të bëj maksimumin sot."

Erika Redler është një nga mësueset e shkollës. Ajo thotë se të hënave sheh ndryshim të madh në sjelljen e nxënësve, që thotë:

"Fëmijët që vishen për sukses janë që herët në mëngjes në gjendje të mirë psikologjike, duke qëndruar me shpinën drejt e me kokën lart. Ata e fillojnë ditën mirë. Kur kanë atë qëndrim, edhe sjellja e tyre është zakonisht më e mirë, gjatë pjesës tjetër të ditës."

Erika Redler mendon se programi është një mundësi për të inkurajuar nxënësit ta shohin veten me më shumë seriozitet dhe për të përmirësuar notat e tyre:

"Nëse i marrin gjërat seriozisht, nxënësit janë më të efektshëm në objektivat e tyre, pra do të kenë rezultate më të mira këtu në shkollë. Por unë mendoj se ne jemi ende duke punuar në rrugën drejt atij qëllimi."

Kjo është arsyeja që në muret e korridoreve të shkollës janë vendosur njoftime rreth programit “Veshje për sukses”, të cilat inkurajojnë nxënësit të marrin pjesë në program. Zoti Abt thotë se për veshjet e së hënës nuk janë të domosdoshme rroba të reja apo të shtrenjta.

Drejtori Abt shpreson që mësimet që nxënësit do të nxjerrin nëpërmjet këtij programi do t’i ndihmojnë ata të marrin vendime më të mira gjatë shkollës së mesme si dhe pas diplomimit:

"Nëse shkon në një intervistë pune, zakonisht kontrollon dollapin me mendimin: “Cila është veshja më e duhur, që do të më ndihmonte t’i tregoj intervistuesit që unë jam personi më i mirë për këtë punë?”

Nxënësit e tij janë duke praktikuar shpesh t’i përgjigjen kësaj pyetjeje tani, ndërkohë që argëtohen duke u veshur me kujdes dhe duke u ndjerë si të rritur.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...