Edhe CIA “fshikullon” regjisoren Bigelow

22 Dhjetor 2012 - 22:02      

Vazhdon të fshikullohet filmi mbi zbulimin dhe ekzekutimin e sheikut të terrorit, që mban firmën e regjisores Kathryn Bigelow.
Pas tre senatorëve amerikanë, kritikat e radhës i ka lëshuar shefi në detyrë i CIA-s, Mark Morell. Qëndrimin e tij shefi i shërbimeve të inteligjencës e ka bërë në faqen zyrtare të internetit të Langley-t, transmeton TCH.

Washington, 22 dhjetor - Vazhdon të fshikullohet filmi mbi zbulimin dhe ekzekutimin e sheikut të terrorit, që mban firmën e regjisores Kathryn Bigelow.

Pas tre senatorëve amerikanë, kritikat e radhës i ka lëshuar shefi në detyrë i CIA-s, Mark Morell. Qëndrimin e tij shefi i shërbimeve të inteligjencës e ka bërë në faqen zyrtare të internetit të Langley-t, transmeton TCH.

“Ideja që teknikat e ashpra të marrjes në pyetje, si waterboarding, kanë qenë çelësi për sulmin ku u vra Bin Laden, është një farsë”, ka thënë Morell.

“Normalisht nuk do të kisha bërë komente për një film të Hollivudit, por mendoj se është e rëndësishme të trajtosh këtë film, që flet për një nga evenimentet më të rëndësishme të historisë sonë”, thotë Morell.

“Ky film, që tregon gjuetinë për sheikun e terrorit përmes punës 10-vjeçare të burrave dhe grave të agjencisë sonë, merr përsipër liçenca artistike, edhe pse prezantohet si i realizuar me shumë kujdes”, shprehet më tej shefi i CIA-s.

Morell dëshiron që spektatorët të dinë se “Zero Dark Thirty” është një dramatizim dhe jo një pasqyrim real i fakteve të ndodhura.

“Edhe gjuetia për Bin Laden ka qenë fryt i punës së qindra agjentëve dhe jo të fare pak atyre që tregohen në film”, thotë më tej Morell. Morell është një nga dy kandidatët në vijën e parë për postin e kreut të CIA-s, i lënë bosh pas dorëheqjes së David Petraeus.

Kandidati tjetër është Michael Vickers, nënsekretar në Pentagon për shërbimet sekrete, që dyshohet se ka qenë dhe spiuni i regjisores Bogelow për “Zero Dark Thirty”.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...