Filarmonia mbyll vitin me muzikë latino-amerikane

22 Dhjetor 2012 - 21:53      

Fiks 400 euro i ka kushtuar Filarmonisë së Kosovës marrja me qira e vibrafonit - një instrument i familjes së perkusioneve - për shfrytëzim njëjavor. Por për drejtorin e Filarmonisë së Kosovës, Baki Jashari, kjo ia ka vlejtur. Vibrafoni në të do të luajë perkusionisti Patris Berisha është njëri prej instrumenteve kryesore në programin e koncertit të fundvitit nga Filarmonia e Kosovës. Një javë para se të mbyllet viti, institucioni më i lartë i muzikës serioze, do të mbajë gala koncertin i cili pë

Prishtinë, 22 dhjetor - Fiks 400 euro i ka kushtuar Filarmonisë së Kosovës marrja me qira e vibrafonit - një instrument i familjes së perkusioneve - për shfrytëzim njëjavor. Por për drejtorin e Filarmonisë së Kosovës, Baki Jashari, kjo ia ka vlejtur. Vibrafoni në të do të luajë perkusionisti Patris Berisha është njëri prej instrumenteve kryesore në programin e koncertit të fundvitit nga Filarmonia e Kosovës. Një javë para se të mbyllet viti, institucioni më i lartë i muzikës serioze, do të mbajë gala koncertin i cili për dallim prej të tjerëve, ka një program me vepra kryesisht orkestrale  të stilit muzikor latino-amerikan. Për Berishën, vibrafoni është një instrument, me të cilin po luhet për herë të parë në Kosovë. “Shumica e publikut do t’i dëgjojnë për herë të parë disa tinguj”, ka thënë ai. “Për këtë instrument ne jemi 5 ose 6 veta që luajnë, e unë ushtroj në Shkup”, ka thënë ai. Përpos Berishës, ylli tjetër i kësaj mbrëmjeje do të jetë sopranoja Arta Jashari e cila sipas Baki Jasharit - që është edhe babai i sopranos - ka “një rol të vogël por atraktiv”. Sopranoja do të interpretojë  një fragment të kompozitorit Lobos të titulluar “Bachianas Brasileiras nr.5” ndërsa Berisha do të luaj veprën e Ney Rosauro. Drejtori i Filarmonisë ka thënë se përzgjedhjen e kësaj dysheje e ka bërë dirigjenti austriak Claudio Buchler i rikthyer për të tretën herë në Kosovë për të dirigjuar koncertin të Orkestrës së Filarmonisë. Jashari ka thënë se të qenit baba i sopranos nuk ka ndikuar në përzgjedhjen e saj.

“Nuk është vajza ime, por është soprano e diplomuar dhe anëtare e Korit të Filarmonisë. Dirigjenti e njeh që më parë, pasi gjatë studimeve të saj në Slloveni kanë pasur kontakte”, ka thënë i pari i Filarmonisë. Megjithatë ai ka shpalosur edhe një detaj për vajzën e tij. “Dirigjenti e ka ftuar atë, në vitin 2013 që të prezantohet në orkestrën e tij në Austri”, ka thënë Jashari.

E dirigjenti nuk ka folur për këtë çështje. Ai ka folur më shumë për lumturinë e tij për këtë koncert. “Jam i lumtur të jem përsëri në vendin tuaj. Mendoj se do të jetë një koncert i mirë e i ngrohtë në këtë mot të ftohtë”, ka thënë Buchler. Ai ka thënë se shpreson që të shoh sa më shumë publik. “Ata kanë mundësi të dëgjojnë një program shumë interesant me vepra latino-amerikane”, ka thënë dirigjenti.

E sipas drejtorit të Filarmonisë, bazuar në prejardhjen e dirigjentit dhe lidhshmërinë e tij të ngushtë më Argjentinën, nga ky koncert pritet një interpretim të veçantë dhe origjinal të veprave të autorëve latino-amerikan. Arturo Marquez, Alberto Ginastera, H.Villa-Lobos do të jenë disa nga kompozitorët, veprat e të cilëve do të performohen në këtë koncert.

Ky është koncerti i parë që Filarmonia e Kosovës e bënë tërësisht me vepra të muzikës lantino-amerikane. “Është muzikë vallëzuese dhe shpresoj që publiku do të lëvizë nga karriget”, ka thënë Jashari. E publiku duhet të paguaj pesë euro për biletën në koncertin që do të mbahet në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë. Pikërisht në koncertin e fundvitit të kaluar, Filarmonia kishte filluar sistemin e pagesës për koncertet e saj. “Deri tani janë arkëtuar diku pesë mijë euro të cilat do të shfrytëzohen për të investuar në infrastrukturë”, ka thënë Jashari. Ai ka folur edhe për performancën e së premtes mbrëma të Korit të Filarmonisë në “Ditët e muzikës kosovare”. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...