Vjedhësit e identifikuar të rrethojave në Marin të Skenderajt, janë në liri

22 Dhjetor 2012 - 21:36      

Personat që pretendohet se kanë vjedhur rreth 60 metra të rrethojave në kompleksin memorial të dëshmorëve në fshatin Marin edhe pse janë identifikuar nga policia janë në liri. Vendimin për ta e ka marrë prokurori komunal në Skënderaj pasi ata kanë deklaruar se nuk janë kryesit e veprës. Ndërsa rastin e kanë dënuar organizatat e dala nga lufta.
Rreth 60 metra rrethoja të aluminit janë vjedhur në kompleksin memorial por të dyshuarit kryesor mbetën të lirë.

Prishtinë/Skenderaj, 22 dhjetor - Personat që pretendohet se kanë vjedhur rreth 60 metra të rrethojave në kompleksin memorial të dëshmorëve në fshatin Marin edhe pse janë identifikuar nga policia janë në liri. Vendimin për ta e ka marrë prokurori komunal në Skënderaj pasi ata kanë deklaruar se nuk janë kryesit e veprës. Ndërsa rastin e kanë dënuar organizatat e dala nga lufta.

Rreth 60 metra rrethoja të aluminit janë vjedhur në kompleksin memorial por të dyshuarit kryesor mbetën të lirë.

Edhe pse policia ka identifikuar 3 persona që dëmtuan varrezat në kompleksin e dëshmorëve në fshatin Marin, prokurori komunal në Skënderaj ka dhënë urdhër për lirimin e tyre.

Zëdhënësi i policisë për rajonin Mitrovicës, Besim Hoti, i ka thënë KTV-së përmes telefonit se ata kanë arritur të identifikojmë 3 personat që kanë kryer veprën por rasti tash i takon organeve gjyqësore.

“Ndalimi nga ana e policisë nuk mund të bëhet pa autorizimin e prokurorit. 3 të dyshuarit janë nga Skënderaj dhe ne kemi identifikuar edhe deponinë metalike ku janë shitur ato, por pasi kanë dhënë dëshminë të dyshuarit duke mohuar vjedhjen, janë liruar”, ka thënë Hoti.

Ndërsa rrethojat nuk ishin dëmi  vetëm që kishin bërë, ata dëmtuan edhe pllakat e mermerit dhe rrjetin elektrik.

E këtë akt e kanë dënuar shoqatat e dala nga lufta, të cilët e vlerësojnë si vepër të shëmtuar.

Rreth 60 metra rrethoja të aluminit vlera e të cilave sillet rreth 60 euro për metër janë shitur në një deponi metali në Mitrovicë.

Në kompleksin memorial në Marin janë të shkruar 2100 emra të dëshmorëve nga mbarë Kosova.

Ky kompleks është projekt i organizatës Amerikane “Miqtë Amerikan të Kosovës”  të cilët edhe paguajnë një rojë por i cili nuk ruan 24 orë e as në ditët e vikendit.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...