Mustafa pranon shoqëritë aksionare të Gjakovës

22 Dhjetor 2012 - 18:42      

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se nuk ka arsye që të zhvillohen procedura të tjera për kompanitë e Gjakovës të cilat në vitet e 90 janë shpallur si shoqëri aksionare. “Duhet të pranohet ajo që është bërë atëherë, ajo siguron se diçka do të punohet dhe do të ringjallet prej asaj ekonomie, në vend që t’i shitet si pronë dikujt dhe të pritet edhe 10-15 vjet, derisa ai të bënë pare me aktivizu”.

Gjakovë, 22 dhjetor –  Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se nuk ka arsye që të zhvillohen procedura të tjera për kompanitë e Gjakovës të cilat në vitet e 90 janë shpallur si shoqëri aksionare. “Duhet të pranohet  ajo që është bërë atëherë, ajo siguron se diçka do të punohet dhe do të ringjallet prej asaj ekonomie, në vend që t’i  shitet si pronë dikujt dhe të pritet edhe 10-15 vjet, derisa ai të bënë pare me aktivizu”.

Këto komente ai i ka bërë të shtunën pasdite në Gjakovë, duke ju përgjigjur në  pyetje,  gjatë një takimi që është  organizuar nga dega e LDK-së në Gjakovë, ku ndër të tjera kanë marrë  pjesë edhe përfaqësues të biznesit si edhe të shoqërive aksionare.

Ai ka thënë se Gjakova pasur një kulturë ndërmarrësie, ndërsa  vet themelimi i shoqërive aksionare ka qenë specifik në atë kohë.      

“ Këtu  nuk duhet ta fshehin se në Gjakovë  ka pas një kulturë ndërmarrësie  që është zhvilluar pak më heret se sa në mjediset tjera në Kosovë, ku njerëzit  kanë marrë fatin  e kompanive në duart e veta dhe  se në atë periudhë është pranuar si e  tillë”, ka thënë Mustafa.  Në kohën e themelimit të AKM-së  ka qenë e paqartë se pse mos të shkoi edhe Gjakova në procedurat e AKM-së, ashtu siç shkojnë të gjitha. Trajtimi i këtyre problemeve është marrë në mënyrë mekanike. Rezultatet që kanë dalë nga privatizimi nuk ka qenë  asgjë më  i mirë,  se sa do të kalonin firmat në Gjakovë, nëse do të pranohej ajo që ka qenë si rezultat  I themelimit të shoqërive aksionare”.

“Unë jam i bindur edhe ne si LDK të kemi nevojë të kërkojmë që të zhvillohen procedura të tjera tek kompanitë në Gjakovë,  por të pranohet ajo që është bërë atëherë”, ka thënë ndër të tjera Mustafa.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...