Prizren: Thaçi kritikon qasjen e Serbisë ndaj dialogut

22 Dhjetor 2012 - 18:19      

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, të shtunën ka shprehur bindjen se platforma e Serbisë për bisedimet me Kosovën nuk meriton vëmendje të madhe, meqë ajo është e dështuar njëjtë sikurse planet e mëhershme të Beogradit për kontroll mbi Prishtinën. Para anëtarëve të partisë së vet ai ka pranuar se ka shqetësime e zhurmë publike rreth projektit të fundit të Serbisë, i cili sipas tij nuk do të jetë jetëgjatë dhe do të myket në sirtarët e vet Beogradit.

Prizren, 22 dhjetor – Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, të shtunën ka shprehur bindjen se platforma e Serbisë për bisedimet me Kosovën nuk meriton vëmendje të madhe, meqë ajo është e dështuar njëjtë sikurse planet e mëhershme të Beogradit për kontroll mbi Prishtinën. Para anëtarëve të partisë së vet ai ka pranuar se ka shqetësime e zhurmë publike rreth projektit të fundit të Serbisë, i cili sipas tij nuk do të jetë jetëgjatë dhe do të myket në sirtarët e vet Beogradit.

"Ky projekt i Nikoliqit do të mbetet në sirtarët e Beogradit dhe aty do të myket në perspektivën evropiane të Kosovës e të rajonit...Ky është një vullnet i Beogradit i mbrapshtë, është një hap prapa i Beogradit në çështjen që e kemi nisur për vendosjen e fqinjësisë së mirë. Prandaj, qëndrimi i Republikës së Kosovës është i qartë se ai dokument i Nikoliqit nuk do ta ketë asnjë vlerë për as për Kosovën, as për BE-në, NATO-n apo ShBA-të, sepse qëndrimi ynë është i konsultuar me bashkësinë ndërkombëtare", ka thënë Thaçi.

Ai ka vlerësuar se nuk duhet pasur dilema në këtë drejtim, meqë më e rëndësishmja është konsolidimi i shtetësisë dhe demokracisë së Kosovës.

"E di se është preokupim dhe shqetësim i juaji dhe e di që është bërë më shumë zhurmë sesa që meriton plani i Serbisë për Kosovën. Ju ftoj që mos t'i kushtojmë shumë rëndësi zhurmës së Beogradit por të ndërtojmë realitetin e Kosovës së pavarur dhe sovrane, ashtu siç po e bëjmë...", ka thënë Thaçi, gjatë fjalimit para anëtarëve të Kuvendit të degës së PDK-së.

Ai ka garantuar bashkë partiakët dhe qytetarët e vendit se platforma serbe do të dështoj bashkë me ideatorin e saj, Tomislav Nikoliq.

"Ashtu siç kanë dështuar elaboratet e Grashaninit në shek XIX, Pashiqit e Karagjorgjeviqit, Cubrilloviçit e Andriqit, projektet e komunistëve jugosllavë në krye me Rankoviqin, platforma e vitit 1986 e Akademisë serbe, ashtu siç ka dështuar Milosheviqi, që kaloi edhe në përmasa gjenocidi, siç ka dështuar babai i kësaj platforme dhe babai i Nikoliqit, Shesheli, ashtu do të dështoj edhe Nikoliqi", ka deklaruar Thaçi.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...