Shqipëria anulon tenderin e linjës së interkonjeksionit me Kosovën

22 Dhjetor 2012 - 18:08      

Qeveria shqiptare ka vendosur të anulojë zyrtarisht tenderin e shumëpërfolurpër ndërtimin e linjës së interkonjeksionit me Kosovën.
Top Channel ka transmetuar se ka dokumentet zyrtare ku konsulenti njofton kompanitë private se Qeveria e ka anuluar lotin e parë të tenderit. Vendimi është komunikuar një ditë më parë. Qeveria nuk u tërhoq nga vendimi i saj për të mos anuluar tenderin pavarësisht presioneve të forta që pati nga banka gjermane KFW, e cila financon projektin.

Tiranë, 22 dhjetor - Qeveria shqiptare ka vendosur të anulojë zyrtarisht tenderin e shumëpërfolurpër ndërtimin e  linjës së interkonjeksionit me Kosovën.

Top Channel ka transmetuar se ka dokumentet zyrtare ku konsulenti njofton kompanitë private se Qeveria e ka anuluar lotin e parë të tenderit. Vendimi është komunikuar një ditë më parë. Qeveria nuk u tërhoq nga vendimi i saj për të mos anuluar tenderin pavarësisht presioneve të forta që pati nga banka gjermane KFW, e cila financon projektin.

Saga e tenderit ka nisur që në mars të vitit të kaluar kur Qeveria zhvilloi tenderin për ndërtimin e linjës. Formula e paracaktuar e vlerësimit nxori fituese një kompani kroate, por sapo KFW njoftoi fituesin Qeveria bllokoi procesin, pasi çmimi i fituesit ishte 8 milionë euron më i lartë se vendi i dytë. Bllokimi u kundërshtua nga banka gjermane, e cila i kërkoi qeverisë të vazhdojë me nënshkrimin e kontratës dhe të mos e anulojë tenderin, por pa rezultat.

Që nga ajo kohë mes Qeverisë dhe KFW ka pasur një sërë letërkëmbimesh mbi këtë konflikt. Muajt e fundit banka gjermane, pranoi anulimin e tenderit, por në këmbim të disa kushteve, ku më kryesori ishte ai që Qeveria, saktësisht Ministria e Financave të pranonte rezultatin e tenderit të dytë, cilido të ishte ai.

Por, Ministria e Financave, në rolin e huamarrësit nuk e pranoi dhe ka vendosur prishjen e tenderit në mënyrë të njëanshme, çka duket se do rrezikojë financimin e tij nga banka gjermane, e cila më parë kishte paralajmëruar se do të tërhiqej nëse Qeveria nuk pranon kushtin.

Me këtë vendim ndërtimi i linjës brenda territorit të Shqipërisë rrezikon të mbetet i bllokuar edhe për disa vite të tjera. Opozita ka akuzuar në më shumë se një rast se bllokimi është i qëllimshëm nga Qeveria për të favorizuar sipas saj monopolin serb në tregun shqiptar të energjisë.  

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...