Skenderaj: Vetëvaret një 57 vjeçar nga fshati Klinë e Mesme

22 Dhjetor 2012 - 16:17      

Bedri Ajeti, 57 vjeç, nga fshati Klinë e Mesme e Skenderajt, është gjetur i varur në litar, të shtunën paradite. Trupi i pajetë i varur në litar është gjetur në katin e dytë të një shtëpie të pabanueshme në fqinjësi dhe mjeku kujdestar, i cili ka dalë në vendin e ngjarjes, vetëm ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Skenderaj, 22 dhjetor – Bedri Ajeti, 57 vjeç, nga fshati Klinë e Mesme e Skenderajt, është gjetur i varur në litar, të shtunën paradite.  Trupi i pajetë i varur në litar është gjetur në katin e dytë të një shtëpie të pabanueshme në fqinjësi dhe mjeku kujdestar, i cili ka dalë në vendin e ngjarjes, vetëm ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Në vend të ngjarjes ka dalë edhe policia e cila ka kryer ekspertizën, sipas të cilës, te viktima nuk janë gjetur shenja dhune. Besim Hoti, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës ka konfirmuar se “nuk është gjetur asnjë shenjë, e cila do të mund të çonte te ndonjë dyshim. Ekspertiza ka konstatuar se nuk ka elemente për vdekje të dyshimtë”.

Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit i është dorëzuar familjes.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...