Çmimi Rexhai Surroi: Ridvan Dibrës, Rexhep Ismailit dhe Vehbi Kajtazit

22 Dhjetor 2012 - 14:59      

(E plotësuar) Janë ndarë çmimet “Rexhai Surroi” për vitin 2012. Çmimin për letërsi e mori shkrimtari Ridvan Dibra, kurse për gazetari e fitoi Vehbi Kajtazi i Kohës Ditore. Ndërkaq, akademik Rexhepi Ismajli mori mirënjohjen për veprën jetësore. Juria që vendosi për këto çmime përbërje prej pesë anëtarëve: Rexhep Ismaili, Zenun Çelaj, Agim Isaku, Kim Mehmeti dhe Veton Surroi.

Prishtinë, 22 dhjetor – (E plotësuar) Janë ndarë çmimet “Rexhai Surroi” për vitin 2012. Çmimin   për letërsi e mori shkrimtari Ridvan Dibra, kurse për gazetari e fitoi Vehbi Kajtazi i Kohës Ditore. Ndërkaq, akademik Rexhepi Ismajli mori mirënjohjen për veprën jetësore. Juria që vendosi për këto çmime përbërje prej pesë anëtarëve: Rexhep Ismaili, Zenun Çelaj, Agim Isaku, Kim Mehmeti dhe Veton Surroi.

Fillimisht, drejtoresha e grupit “Koha” Flaka Surroi foli për ngjarjet që shënoi kompania “KOHA” gjatë këtij viti siç ishin aktivitetet që shënuan 15 vjetorin e gazetës “Koha Ditore” përfshirë këtu dhe ndarjen e 30 mijë librave.
Më pas, u promovua libri me fotografi të autorit Shukri Kaçaniku që sjellë fotografi të vjetra kosovare nga viti 1900 deri në vitin 1950.

Më pas gazetarit të Kohës Ditore Vehbi Kajtazit iu nda çmimi vjetor për gazetari të shkruar me titull: Pacolli dhe Ejupi zbulojnë emisarët e Dino Asanajt”, shkrim ky që zbuloi aferat e korrupsionit në rastin e hotelit “Grand”.
Ndërkohë publicisti Veton Surroi i dha çmimin për veprën jetësore akademikut Rexhep Ismajlit.
Surroi me këtë rast kujtoi kur e kishte takuar akademikun sapo të dalë nga burgu.
Ismajli ndërkaq, u ndje i emocionuar.

E, romancieri, laureati Fatos Kongoli që nuk ishte prezent vitin e kaluar foli me mallëngjim për këtë eveniment, të cilin një vit më parë e kishte përcjellë nga Nju Jorku.
Më pas shpalli fituesin e sivjetmë, shkrimtarin nga Shkodra, Ridvan Dibra me romanin “Legjenda e Vetmisë.
Dibra ndërkaq, tha se e nuk kishte pritur këtë vlerësim për romanin e tij që e quajti kurban për gjuhën.

Këtë edicion çmimi vjetor për gazetari dhe letërsi “Rexhai Surroi” ka hyrë në vitin e 5-të.
Në mesin e laureatëve të këtij evenimenti ishte dhe Ismail Kadare.
comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...