Hari Mata Hari: Shqiptari më mësoi muzikën

22 Dhjetor 2012 - 14:00      

“Hari Mata Hari" është një grup muzikor shumë popullor nga Bosnja. I formuar në Sarajevë, grupi ka dhënë 1 000 koncerte dhe ka shitur 5 milionë albume.

Tiranë, 22 dhjetor – “Hari Mata Hari" është një grup muzikor shumë popullor nga Bosnja. I formuar në Sarajevë, grupi ka dhënë 1 000 koncerte dhe ka shitur 5 milionë albume. Mbrëmë, ata performuan në skenën e Pallatit të Kongreseve, në natën e dytë të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar. Lideri i grupit, Hari ka qenë edhe herë tjetër në Shqipëri i ftuar nga "Miss Albania". Përshtypjet që kishte ruajtur kishin qenë të mira dhe frymën pozitive ua kishte përcjellë edhe kolegëve. Hari dhe Zhelko  Zuber folën në një internistë për Gazetën Shqiptare. 

Në pyetjen se a njohin shqiptarë apo ky është kontakti i parë, Zuber tha: “Kam njohur shqiptarë, por jo nga Shqipëria. Kur kam qenë ushtar në ish-Jugosllavi, kam pasur mikun tim më të mirë shqiptar. Quhej Fatmir, ishte nga Prishtina, dhe kemi qenë si vëllezër. Përpos kësaj, njeriu që në fakt më prezantoi mua me muzikën ka qenë Shefqet Hoxha. Ai më mësoi si të luaja muzikë. Isha 18 vjeç dhe ai ka qenë mësuesi im i parë. Ai atëherë jetonte në Sarajevë. Ka qenë ai njeriu që më bëri artist”. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...