Aeroplani i princit saudit, me hamam, sallon, sallë për koncerte

22 Dhjetor 2012 - 12:44      

Princi suadit Alvalid bin Talal-al Saud para tre vjetëve ka porositur t’i punohet një Airbus i tipit A380 “sipas masës së tij”, i vlefshëm 240 milionë funte (mbi afro 300 milionë euro), që është aeroplani më i madh privat në botë. Thuhet se princi nuk ka kursyer, pasi aeroplani i tij, pos tjerash, do të ketë hamam klasik, sallon për koncerte, dhomë të posaçme për lutje etj, lifti për ngjitje e zbritje nëpër tre kate të aeroplanit, vendparkimi për veturën e tij luksoze Rols-Roys etj. .

Riad, 22 dhjetor – Princi suadit Alvalid bin Talal-al Saud para tre vjetëve ka porositur t’i punohet një Airbus i tipit A380 “sipas masës së tij”, i vlefshëm 240 milionë funte (mbi afro 300 milionë euro), që është aeroplani më i madh privat në botë. Thuhet se princi nuk ka kursyer, pasi aeroplani i tij, pos tjerash, do të ketë hamam klasik, sallon për koncerte, dhomë të posaçme për lutje etj, lifti për ngjitje e zbritje nëpër tre kate të aeroplanit, vendparkimi për veturën e tij luksoze Rols-Roys etj. .

Modeli i aeroplanit është i njëjtë me atë që disponojnë kompanitë “Singapor Airlines” dhe “Emirates”, por pasi që princit nuk i nevojiten 800 ulëse si për fluturimet ndërkontinentale, ai këtë hapësirë do ta shfrytëzojë edhe për pesë apartamente luksoze brenda aeroplanit. Ky superaeroplan do t’i dorëzohet princit para këtij ndërrimi të moteve.  

Ja se çka do të ketë ky aeroplan hiperluksoz: 

- shkallët kryesore spirale dhe liftin që do të jetë në shërbim për tre kate dhe njëherësh do të jetë hyrje personale e princit

- sallën e koncerteve me piano të madhe dhe 10 ulëse

- hamamin nga mermeri të trashësisë prej vetëm 2 mm për peshë sa më të vogël

- dhomën për pushim me ekrane të mëdha në dysheme dhe mure, ku do mund të shihen viset mbi të cilat fluturohet

- sallën e konferencave me një tavolinë të madhe, sipërfaqja e të cilës mund të shndërrohet në taç-skrin

- pesë apartamente luksoze

- parkingun

- 20 ulëse që shndërrohen në shtretër.

Princ Alvalid është pronar edhe i një jahti të madh luksoz, me gjatësi prej 84 metrave. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...