VIP-at amerikanë përkrahin kontrollin e armëve

22 Dhjetor 2012 - 12:25      

Jennifer Aniston, Gwyneth Paltrow dhe Beyonce janë tre nga personazhet e famshëm që i janë bashkuar fushatës për kontrollin e armëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas tragjedisë në shkollën fillore Sandy Hook, ku 20-vjeçari Adam Lanza vrau 20 fëmijë dhe 6 të rritur para se të vriste veten.

Los Angeles, 22 dhjetor - Jennifer Aniston, Gwyneth Paltrow dhe Beyonce janë tre nga personazhet e famshëm që i janë bashkuar fushatës për kontrollin e armëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas tragjedisë në shkollën fillore Sandy Hook, ku 20-vjeçari Adam Lanza vrau 20 fëmijë dhe 6 të rritur para se të vriste veten.

Klipi zgjat 1 minutë e gjysmë dhe në të VIP-at pyesin: “Edhe sa shkolla të tjera? Edhe sa klasa të tjera? Edhe sa kinema të tjera para se ligjbërësit të shtrëngojnë rregullat?”

Një kast aktorësh dhe këngëtarësh, duke përfshirë Michelle Williams, Reese Witherspoon, Kate Hudson, Cameron Diaz, Ellen DeGeneres, Julianne Moore, Chris Rock, Jamie Foxx, Olivia Munn, Selena Gomez, Paul Rudd, Jon Hamm, Jennifer Westfeldt, Will Ferrell, Sarah Silverman, Amy Poehler, Adam Scott, Rashida Jones, John Slattery, Jeremy Renner, Conan O’Brien shfaqen në video.

Ndërsa Robert De Niro bëri thirrje për sa më pak dhunë në filma një ditë më parë: “Nuk më pëlqen dhuna në çdo film, dhuna që nuk ka kuptim dhe që një film mund të bënte shumë mirë edhe pa të”, nënvizoi De Niro.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...