Jakup Krasniqi, në “izolim”

22 Dhjetor 2012 - 12:19      

Më i rëndësishëm në partinë e kryeministrit Hashim Thaçi është bërë një anëtar "i thjeshtë" i PDK-së, Kadri Veseli, sesa njëri nga themeluesve të kësaj partie, Jakup Krasniqi. Derisa Veseli është i pranishëm pothuajse në të gjitha kuvendet e degëve të partisë, sektari i përgjithshëm i PDK-së vazhdon të jetë i “izoluar” tërësisht.

Prishtinë, 22 dhjetor - Më i rëndësishëm në partinë e kryeministrit Hashim Thaçi është bërë një anëtar "i thjeshtë" i PDK-së, Kadri Veseli, sesa njëri nga themeluesve të kësaj partie, Jakup Krasniqi. Derisa Veseli është i pranishëm pothuajse në të gjitha kuvendet e degëve të partisë, sektari i përgjithshëm i PDK-së vazhdon të jetë i “izoluar” tërësisht.

Kuvendet zgjedhore që janë mbajtur në 24 degët e partisë në pushtet nuk po arrijnë t’ia mbushin mendjen Jakup Krasniqit për të qenë pjesë e proceseve të zgjedhjeve të brendshme, sidomos në kohën kur janë shpërfaqur edhe më shumë inatet dhe thyerjet e mëdha që ekzistojnë ndërmjet tij dhe liderit të partisë dhe anëtarëve me ndikim në PDK.

Krasniqi nuk ka marrë pjesë në asnjë kuvend zgjedhor të degëve që po organizohen nga ky subjekt politik, madje as në degën e Drenasit prej nga vjen vetë ai, shkruan gazeta Zëri.

Pavarësisht përplasjeve dhe përçarjeve brenda PDK-së, analistët politikë vlerësojnë se “izolimi” i Jakup Krasniqit mund t’i kushtojë atij personalisht, pasi që në këtë formë pamundëson ndikimin e tij në parti.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...