Rihanna do ta shpëtojë “X-Factor” amerikan

22 Dhjetor 2012 - 09:54      

Producenti i mirënjohur televiziv i " X-Factor" amerikan, Simon Cowell, gjatë festave të Krishtlindjeve ka ndërmend të takohet me Rihannën për ta bindur që t'i bashkohet ekipit të këtij emisioni.

New York, 22 dhjetor - Producenti i mirënjohur televiziv i " X-Factor" amerikan, Simon Cowell, gjatë festave të Krishtlindjeve ka ndërmend të takohet me Rihannën për ta bindur që t'i bashkohet ekipit të këtij emisioni.

Cowell është i vendosur për të sjellë këngëtaren nga Barbadosi në këtë emision, pasi që gjithnjë e më tepër po i bie popullariteti showt dhe synon t’i ofrojë asaj një vend në jurinë e këtij emisioni, raporton e përditshmja britanike “Daily Mail”.

"Ajo do ta shpëtojë"X-Factorin", sepse aktualisht ajo është një nga këngëtaret më të njohura në botë. Është shumë lozonjare dhe me pasion, dhe do të ishte e shkëlqyer në televizion. Përveç kësaj, është shumë tërheqëse dhe ka cilësi të pamohueshme muzikore. Jam i sigurt se bukuria dhe karizma e saj do ta shpëtojnë shoun", tha 53-vjeçari Cowell.

Ndërkohë, siç raporton “Guardian”, Cowell do të takohet me producentët e "X-Factor" britanik në janar për një "samit krize" që synon rimodelimin e shfaqjes. Finalja e fundjavës së kaluar të këtij talent shou në Mbretërinë e Bashkuar tërhoqi 11 milionë shikues, duke e bërë atë finalen më të shikuar që nga viti 2006. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...