Së pari të filtrohet AKI-ja, pastaj Policia

22 Dhjetor 2012 - 09:13      

Komisioni Parlamentar për Punë të Brendshme dhe Siguri do të kërkojë llogari nga Policia e Kosovës për procesin e verifikimit. Ky komision është informuar tek të premten nga “Koha Ditore” se AKI-ja ka nisur verifikimin e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Prishtinë, 22 dhjetor - Komisioni Parlamentar për Punë të Brendshme dhe Siguri do të kërkojë llogari nga Policia e Kosovës për procesin e verifikimit. Ky komision është informuar tek të premten nga “Koha Ditore” se AKI-ja ka nisur verifikimin e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Njëri prej anëtarëve të këtij komisioni, Rexhep Selimi ka thënë se fillimisht duhet që ky proces t’i bëhet AKI-së e pastaj organizatave të tjera. Ai ka thënë se në AKI ka njerëz që punojnë edhe për organizata të tjera, siç është SHIK-ku, derisa ka shprehur drojën se në Polici mund të ketë eliminime.

Sipas deputetit Selimi, brenda AKI-së ka njerëz të paligjshëm, të paverifikuar dhe, siç ka thënë ai, përfundimisht ata nuk mund ta bëjnë verifikimin e personelit të një organizate tjetër.

Organizata e parë që kërkohet t’i nënshtrohet procesit të verifikimit është Policia e Kosovës. 

Selimi ka thënë se ky proces po bëhet në kohën e gradimeve në Polici e po kështu ka për qëllim eliminime dhe diferencime të pjesëtarëve të Policisë. 

Sa qytetarë pritet t’i nënshtrohen këtij verifikimi, cilat të dhëna personale do të mblidhen, kush do ta udhëheqë këtë proces dhe si e nga kush do të mbikëqyret, kush pos Selimit të Vetëvendosjes pohon se në AKI ka njerëz të infiltruar të SHIK-ut, gjë që nuk e përjashton as Bekim Haxhiu i PDK-së, e shumë e shumë të tjrra mund t’i gjeni në shkrimin e botuar në numrin e sotëm të Gazetës Koha Ditore.   

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...