Kërkohet krijimi i fondit për veriun

22 Dhjetor 2012 - 08:48      

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiq, do të takohen më 17 janar për të diskutuar krijimin e një fondi për veriun e Kosovës.

Prishtinë, 22 dhjetor – Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiq, do të takohen më 17 janar për të diskutuar krijimin e një fondi për veriun e Kosovës. Fondi do të përfshinte investimet ekonomike që parasheh t’i bëjë për atë pjesë të vendit Qeveria e Kosovës, përqindjen e të hyrave doganore nga pikëkalimet kufitare në veri, fondet që parasheh t`i investojë në atë pjesë komuniteti ndërkombëtar, si dhe investimet që planifikon t`i bëjë vetë Serbia.

Në këtë mënyrë, duke proceduar me marrëveshje të re, do të anashkalohet efekti negativ që ka mundur të ketë publikimi i platformës serbe për Kosovën, për të cilën porositë e diplomatëve ndërkombëtarë kanë qenë që të injorohet, shkruan Koha Ditore, për çka më shumë mund të mësoni nga gazeta e ditës së shtunë, ku shtohet se deri në pranverë stafi i baroneshës Ashton dhe shtetet anëtare të BE-së presin që të ketë përparim edhe në disa çështje teknike, siç janë telekomi dhe transmisioni i energjisë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...