Radhë të gjata në Tabanoc, mërgimtarët revoltohen

21 Dhjetor 2012 - 22:32      

Në pikën kufitare Tabanoc, midis Serbisë dhe Maqedonisë, janë regjistruar kolona të gjata të veturave dhe revoltë e kalimtarëve për shkak të pritjeve të gjata nga ana e Maqedonisë.

Shkup, 21 dhjetor - Në pikën kufitare Tabanoc, midis Serbisë dhe Maqedonisë, janë regjistruar kolona të gjata të veturave dhe revoltë e kalimtarëve për shkak të pritjeve të gjata nga ana e Maqedonisë.

Fluksi i madh i veturave është shtuar në prag të pushimeve dimërore të mërgimtarëve që nga vendet europerëndimore kthehen në vendlindje. Mërgimtarët që po presin me orë të tëra në këtë pikë kufitare kanë akuzuar autoritetet kufitare të Maqedonisë për neglizhencë dhe ngadalësim të punës.

“Ne po presim për disa orë dhe është skandaloze që ne vazhdimisht këtu përballemi me pritje të gjata. Nuk është në rregull kur ne me fëmijë presim me orë të tëra në këto temperatura të ftohta dhe kur kemi bërë mijëra kilometra rrugë dhe tani këtu po na krijohen problemet”, theksoi për agjencinë e lajmeve INA një mërgimtar që po kthehej nga Gjermania.

Autoritetet kufitare nuk kanë dhënë hollësi për situatën e krijuar, por vetëm kanë deklaruar se po punojnë me temp të rregullt dhe nuk bëhet fjalë për zvarritje të punës. Mërgimtarët kanë apeluar që Ministria e Brendshme të ndërmarrë masa për të rritur efikasitetin në këtë pikë kufitare. Shtimi i madh i lëvizjes në pikën kufitare Tabanoc po ndodh edhe për shkak të fluksit të madh të emigrantëve turq, të cilët nga vendet europerëndimore përmes Maqedonisë dhe Greqisë, në rrugën e Korridorit 10, udhëtojnë drejt Turqisë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...