Davutoglu në Shkup: Mbështetje deri në kijamet

21 Dhjetor 2012 - 22:27      

Shefi i diplomacisë turke, Ahmet Davutoglu, i cili gjendet për vizitë në Maqedoni sot është takuar me kryetarin e Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni, Sulejman Rexhepi, me ç’rast bashkërisht kanë falur namazin e xhumasë.

Shkup, 21 dhjetor – Shefi i diplomacisë turke, Ahmet Davutoglu, i cili gjendet për vizitë në Maqedoni sot është takuar me kryetarin e Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni, Sulejman Rexhepi, me ç’rast bashkërisht kanë falur namazin e xhumasë.

Reis ul Ulemaja i Maqedonisë pas takimit ka deklaruar se shteti turk është gjithnjë pranë myslimanëve të këtij vendi, raporton agjencia Ina.

Ministri Davutoglu, ndërkaq, ka theksuar se populli turk gjithmonë do të jetë pranë popullit të këtij vendi në Maqedoni, pasi që ata jenë pjesë e trupit të përbashkët.

“Të gjithë juve ju konsiderojmë si një trup, kur dëgjojmë lajme të mira, edhe ne gëzohemi dhe ndjehemi të qetë, në rast se ju dëmtoheni, atëherë ndjejmë shqetësim. Neve do të na keni mbështetje deri në kijamet. Turqia ka bashkëpunim të mirë me Maqedoninë dhe një bashkëpunim të tillë do ta kemi edhe në të ardhmen deri në ditën e fundit të kësaj bote”, ka deklaruar pos tjerash kryediplomati turk. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...