Krasniqi: Vendimi i FIFA-s i pa drejtë

21 Dhjetor 2012 - 22:21      

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, ka reaguar lidhur me vendimin e Federatës Ndërkombëtare të Futbollit, se Republika e Kosovës nuk mund të luajë ndeshje ndërkombëtare miqësore në territorin e Kosovës, pa lejen paraprake të Serbisë, si dhe nuk lejon flamurin dhe himnin shtetëror në ndeshjet miqësore ndërkombëtare jashtë territorit të Republikës së Kosovës.

Prishtinë, 21 dhjetor - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, ka reaguar lidhur me vendimin e Federatës Ndërkombëtare të Futbollit, se Republika e Kosovës nuk mund të luajë ndeshje ndërkombëtare miqësore në territorin e Kosovës, pa lejen paraprake të Serbisë, si dhe nuk lejon flamurin dhe himnin shtetëror në ndeshjet miqësore ndërkombëtare jashtë territorit të Republikës së Kosovës.

"Ky është një vendim i pa drejtë dhe i papranueshëm më të cilin FIFA rrezikon të shkel mbi parimet themelore sportive, e mbi të gjitha të drejtat elementare njerëzore" thuhet në komunikatën e ministrit Memli Krasniqi.

Me këtë vendim, FIFA konteston edhe shtetësinë e Kosovës të njohur nga 98 vende, që përbejnë shumicën e shteteve anëtare të OKB-së dhe nga disa organizata të rëndësishme ndërkombëtare siç janë FMN, Banka Botërore, BERZH, etj.

"Ne këtë vendim e konsiderojmë si puro politik, në kundërshtim me të drejtën e të rinjve tanë, te shtetit tonë për të qenë të barabartë në garat ndërkombëtare futbollistike. Ne do të mbështesim Federatën e Futbollit të Kosovës që të shfrytëzojë të gjitha mjetet dhe metodat ligjore duke adresuar çështjen tonë në instancat më të larta vendimmarrëse sportive" thuhet më tej në komunikatë.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...