Kosovari me BMW, 240 km/h nëpër tunel

21 Dhjetor 2012 - 21:55      

Policia në qytetin zviceran Luzern ka kapur një 22-vjeçar nga Kosova, i cili po e ngiste veturën me shpejtësi 240 km/h nëpër tunelin e qytetit, ku shpejtësia e lejuar është vetëm 100 km/h.

Luzern, 21 dhjetor - Policia në qytetin zviceran Luzern ka kapur një 22-vjeçar nga Kosova, i cili po e ngiste veturën me shpejtësi 240 km/h nëpër tunelin e qytetit, ku shpejtësia e lejuar është vetëm 100 km/h.

Automjeti i vozitësit të pasionuar në shpejtësi është ndaluar, ndërsa patentë shoferi i është konfiskuar në vend të ngjarjes.

Policia e Luzernit thotë se bëhet fjalë për kosovarin, i cili ishte ndaluar gjatë gushtit të këtij viti dhe se ai në një proces gjyqësor ka pranuar se kishte vozitur veturën e tij me këtë shpejtësi në zonën ku shpejtësia e kufizuar ishte 100 km/h.

Në rastin e fundit kosovari nuk kishte pranuar se kishte vozitur nëpër tunel me atë shpejtësi. Por, policia kishte siguruar prova nga ekspertiza e vet dhe ia kishte konfiskuar veturën e tipit BMW 6.

Në fund shqiptari nga Kosova ka pranuar se ka nxituar me veturën e tij për të testuar (auspuhin) në BMW-në e tij, raportojnë mediet lokale në Luzern, transmeton Albinfo.

comments powered by Disqus

Rrjetet sociale

Karikatura e ditës

Jeton Mikullovci
Galeria >

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...