Kolona të gjata në Merdarë e Konçul

21 Dhjetor 2012 - 21:52      

Zbatimi i marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufirit nuk po arrin t’i shmangë pritjet e gjata të mërgimtarëve kosovarë në pikëkalimin kufitar të Merdarës. Bashkatdhetarët që vijnë nga mërgimi për t’i kaluar festat e fundvitit në Kosovë, po ballafaqohen me kolona dhe pritje të gjata gjatë hyrjes në Kosovë.

Prishtinë, 21 dhjetor - Zbatimi i marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufirit nuk po arrin t’i shmangë pritjet e gjata të mërgimtarëve kosovarë në pikëkalimin kufitar të Merdarës. Bashkatdhetarët  që vijnë nga mërgimi për t’i kaluar festat e fundvitit në Kosovë, po ballafaqohen me kolona dhe pritje të gjata gjatë hyrjes në Kosovë.

Burime të “albinfo.ch” tregojnë se në pikëkalimin e Merdarës pritjet janë disa orëshe, për shkak të neglizhencës që po tregojnë policët kufitarë dhe doganierët serbë. Të paktën e tillë ishte gjendja të premten në mbrëmje.

Ndërkaq, hiç më mirë nuk po kalojnë as bashkatdhetarët që kanë zgjedhur pikëkalimin e Konçulit (Dheu i Bardhë). Edhe në këtë pikë kolona është relativisht e gjatë, edhe për faktin se në këtë pikëkalim po punohet intensivisht për ndërtimin e objektit të përbashkët kufitar, që është pjesë e marrëveshjes për IBM.

Kjo nuk është hera e parë që bashkatdhetarët po ballafaqohen me kolona të gjata gjatë hyrjes në Kosovë. Edhe gjatë pushimeve të verës kolonat kanë qenë disa kilometra të gjata, sidomos në pjesën e kufirit të Serbisë.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...