UEFA pezullon Malagën për një edicion garash

21 Dhjetor 2012 - 21:45      

Komiteti i Kontrollit Financiar të Klubeve i UEFA-s ka vendosur përjashtimin e klubit spanjoll të Malagës nga garat evropiane të sezonit të ardhshëm për shkak të problemeve financiare dhe mospagimit të rrogave të futbollistëve.

Nyon, 21 dhjetor - Komiteti i Kontrollit Financiar të Klubeve i UEFA-s ka vendosur përjashtimin e klubit spanjoll të Malagës nga garat evropiane të sezonit të ardhshëm për shkak të problemeve financiare dhe mospagimit të rrogave të futbollistëve.

Malaga nuk do të marrë pjesë në Ligën e Kampioneve apo Europa League edhe nëse klasifikohet në një nga sezonet 2013/14, 2014/15, 2015/16 dhe 2016/17.

Të njëjtin dënim e kanë marrë edhe Hajduku i Splitit (Kroaci), Rapidi dhe Dinamo e Bukureshtit (Rumani), si dhe Partizani i Beogradit (Serbi).

Michel Platini pati thënë që disiplina financiare ishte diçka serioze dhe UEFA ka nisur të marrë masat e para. Sipas rregullave të lojës së ndershme financiare, një klub mund të shpenzojë vetëm aq para sa fiton gjatë një sezoni dhe asnjë qindarkë më shumë.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...