Behrami kërcënohet me pistoletë në kokë, i vidhet ora

21 Dhjetor 2012 - 21:37      

I sapombërritur këtë sezon në skuadrën e Napolit, mbrëmjen e djeshme Valon Behramit i është vjedhur ora e dorës nën kërcënimin e armëve. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20 e 30 minuta në lagjen Chiaia, në qendër të Napolit.

Napoli, 21 dhjetor - I sapombërritur këtë sezon në skuadrën e Napolit, mbrëmjen e djeshme Valon Behramit i është vjedhur ora e dorës nën kërcënimin e armëve. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20 e 30 minuta në lagjen Chiaia, në qendër të Napolit.

Behrami ishte duke parkuar veturën e tij dhe ndërsa dilte prej saj, i janë afruar me motoçikletë dy persona me kaska në kokë dhe të armatosur. Ata i kanë drejtuar pistoletën në kokë, duke i kërkuar t’iu dorëzonte orën e dorës të një marke goxha të shtrenjtë. Behrami është bindur dhe iu ka dhënë orën, kurse plaçkitësit e armatosur janë larguar në drejtim të lagjes Fuorigrotta, transmeton BW.

Futbollisti kosovar, pa hezituar ka shkuar në komisariatin Sanferdinando, ku e ka denoncuar menjëherë grabitjen e pësuar.

Gjatë muajve të kaluar, ngjarje të tilla u kanë ndodhur edhe grave të lojtarëve Pocho Lavezzi dhe Marek Hamshik, si edhe sulmuesit Edinson Cavani dhe mbrojtësit Salvatore Aronica.

comments powered by Disqus

Rrjetet sociale

Karikatura e ditës

Jeton Mikullovci
Galeria >

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...