James Cameron sjell “Cirkun e Diellit” në 3D!

21 Dhjetor 2012 - 21:33      

I famshmi “Cirku i Diellit” tashmë do të vijë edhe në 3D. Filmi është një realizim i fituesit të çmimit Oscar, regjisorit James Cameron, autor i “Titanic” dhe “Avatar”, si dhe producentit Andrew Adamson, autor i “Shrek” dhe “The Chronicles of Narnia”.

Los Angeles, 21 dhjetor – I famshmi “Cirku i Diellit” tashmë do të vijë edhe në 3D. Filmi është një realizim i fituesit të çmimit Oscar, regjisorit James Cameron, autor i “Titanic” dhe “Avatar”, si dhe producentit Andrew Adamson, autor i “Shrek”  dhe “The Chronicles of Narnia”.

Ky film vjen për të treguar në formatin maksimal magjinë dhe numrat e pabesueshëm të “Cirkut të Diellit”, cirkut më të famshëm në botë me 3 800 artistë ndërkombëtarë.

Për regjisorin Cameron “Cirku i Diellit 3D” është një ëndërr që bëhet e realitet.

“Kishim disa kohë që mendonim për të bërë diçka së bashku në 3D, pasi kjo gjë nuk kishte ndodhur asnjëherë. Kam qenë me fat që kam punuar me grupin e Cirkut, si dhe të kem në dispozicion talente të tilla për të krijuar shfaqje kaq emocionuese. Performancat e rrezikshme kërkojnë një aftësi dhe kurajë të jashtëzakonshme. Kemi vendosur 10 kamerat tona dhe kemi filluar të xhirojmë”, tha Cameron për medien, transmeton Panorama .

Brenda disa ditëve, përkatësisht nga Krishtlindja filmi do të nisë të shfaqet në botë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...