Vritet biznesmeni turk, kishte rafineri nafte në Shqipëri

21 Dhjetor 2012 - 21:18      

Është vrarë sot në Turqi biznesmeni turk, Omer Satin, i cili siç raportojnë mediumet turke kishte edhe një rafineri nafte në Shqipëri.

Stamboll, 21 dhjetor - Është vrarë sot në Turqi biznesmeni turk, Omer Satin, i cili siç raportojnë mediumet turke kishte edhe një rafineri nafte në Shqipëri.

Sipas Hurriyet.com.tr, biznesmeni 57-vjeçar është qëlluar me katër plumba në veturën e  tij, teksa ndodhej afër shtëpisë.

Policia ka sqaruar se në vendin e krimit janë gjetur 4 gëzhoja, ndërsa vdekja i është shkaktuar nga një plumb që ka marrë në zemër.

Si transmeton Balkanweb, media turke raporton se rafineria e naftës që kishte në Shqipëri kishte dalë me humbje, prandaj ky i fundit kishte pasur probleme edhe me partnerët shqiptarë.

Mësohet gjithashtu se Omer Satin kishte marrëdhënie biznesi edhe me një kompani në Azerbajxhan.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...