Porosia e Isës për Thaçin: Ik nga Prishtina, nëse s’të pëlqen

21 Dhjetor 2012 - 21:06      

Kreu i LDK-së dhe i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa e ka porositur kreun e PDK-së dhe të Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi se mund të largohet nga Prishtina dhe të kthehet atje prej nga a ardhur, nëse nuk i pëlqen Prishtina.

Prishtinë, 21 dhjetor – Kreu i LDK-së dhe i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa e ka porositur kreun e PDK-së dhe të Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi se mund të largohet nga Prishtina dhe të kthehet atje prej nga a ardhur, nëse nuk i pëlqen Prishtina.

Në këtë mënyrë Mustafa i është përgjigjur akuzave dhe kritikave të kryeministrit Thaçi, i cili në një debat në Klan-Kosova ka thënë se në Prishtinë ka stagnim të madh qeverisës.

Mustafa ka shtrua pyetje dhe njëkohësisht është përgjigjur: “Pse jeton Hashim Thaçi në Prishtinë, pra? Vetë fakti që këta zyrtarë kanë dëshirë të vijnë në Prishtinë tregon çka mendojnë për Prishtinën”, ka thënë kreu i kryeqytetit të vendit.

Ai ka shtuar se PDK-ja në Prishtinë nuk mund të fitojë kurrë.

“Prishtina për ta është një ëndërr që nuk mund ta realizojnë, sepse nuk kanë pasur kurrë përkrahje domethënëse në Prishtinë”, ka deklaruar Isa Mustafa.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...