Kërkohet angazhimi OSBE –së për reformën zgjedhor

19 Dhjetor 2012 - 12:57      

Kryetari i Prishtinës dhe i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dr. Isa Mustafa ka pritur në një takim shefin e ri të misionit të OSBE-së në Prishtinë, Ambasadorin Jean-Claude Schlumberger, me të cilin ka diskutuar për ecuritë politike në vend, me theks të veçantë, punët që po bëhen

Prishtinë, 19 dhjetor - Kryetari i Prishtinës dhe i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dr. Isa Mustafa ka pritur në një takim shefin e ri të misionit të OSBE-së në Prishtinë, Ambasadorin Jean-Claude Schlumberger, me të cilin ka diskutuar për ecuritë politike në vend, me theks të veçantë, punët që po bëhen në reformën kushtetuese dhe zgjedhore.Në këtë takim, kryetari Mustafa ka falënderuar ambasadorin Schlumberger për kontributin e OSBE që ka dhëne dhe po jep në demokratizimin e shoqërisë tonë. Kryetari Mustafa ka kërkuar nga ambasadori Schlumberger një angazhim shtese të OSBE-së në proceset në Kosovë, sidomos kur është fjala për reformën zgjedhore dhe organizimin e zgjedhjeve të reja.

Kryetari Mustafa ka kërkuar nga ambasadori Schlumberger që OSBE të angazhoj një numër me të madhe të vëzhguesve në zgjedhjet e ardhshme, pasi që sic tha kryetari Mustafa, angazhimi me i madh i OSBE me vëzhgues në këto zgjedhje do të  ndikonte në zvogëlimin e manipulimeve dhe si rezultat zgjedhjet do të ishin me kredibile dhe me të pranueshme për të gjitha subjektet politike në vend.

Nga ana e tij ambasadori Schlumberger, tha se OSBE do të përkrah këto proces në çfarëdo forme që është e mundshme.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...