Ndalohet përkohësisht shitja e shamponit “Kosil”

19 Dhjetor 2012 - 12:13      

Në bazë të informatës zyrtare qe ka marr Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës për dyshim në artikujt “Kosil” prodhim i Kompanisë “Fobas”, Shkup, Maqedoni dhe “Andros” prodhuar nga ”Andros Farm“ Ohër Maqedoni, d.m.th është i ndaluar vetëm nga këta dy prodhuesve,

Prishtinë, 19 dhjetor - Në bazë të informatës zyrtare qe ka marr Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës për  dyshim në artikujt “Kosil” prodhim i Kompanisë “Fobas”, Shkup,  Maqedoni dhe “Andros” prodhuar nga ”Andros Farm“ Ohër Maqedoni, d.m.th është i ndaluar vetëm nga këta dy prodhuesve, Inspektorati Sanitar i AUV-së menjëherë ka marrë masat e para sipas procedurave ligjore për ndalimin e shitjes së përkohshme të këtyre produkteve të dyshimta. Janë inspektuar të gjithë importuesit nga të cilët është kërkuar qe ta heqin këtë produkt nga pikat shitëse të cilat ata i kanë. Ata kanë shprehur bashkëpunim se brenda 24 orëve do ta largojnë produktin nga tregu i shitjes. Të këto biznese janë  marrë  mostrat e këtyre produkteve për analize-verifikimin e përmbajtës në aspektin bakteriologjik dhe fizik-kimik, të cilat dërgohen ne laborator të akredituar dhe pas nxjerrjes se rezultateve të analizave të këtij produkti do të merret vendimi përfundimtar. Hapi tjetër do të jetë ri-inspektimi i operatorëve të tregut për verifikimin e urdhëresës së dhenë për ndalim e shitjes së përkohshme të këtij produkti te dyshimit.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë për të gjitha informata qe merr për dyshime ne produkte te caktuar menjëherë vepron duke hequr nga tregu për të pamundësuar çfarëdo rreziku eventual qe mund te vi nga cili do produkte. Vetëm atëherë kur verifikohet gjithçka dhe dëshmohet për sigurinë e produktit lejohet për rishitje konsumatorëve në Republikën e Kosovës

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...