Zyrtare: Lucio për dy vjet do të luan në Sao Paulo

19 Dhjetor 2012 - 12:10      

Ish-lojtari i Juventusit, Lucio ka nënshkruar një marrëveshje me ekipin brazilian, Sao Paulo.
Mbrojtësi me përvojë gjatë verës së kaluar nga radhët e Interit ka kaluar në Juventus si lojtar i lirë, por për shkak të

Sao Paulo, 19 dhjetor - Ish-lojtari i Juventusit, Lucio ka nënshkruar një marrëveshje me ekipin brazilian, Sao Paulo.

Mbrojtësi me përvojë gjatë verës së kaluar nga radhët e Interit ka kaluar në Juventus si lojtar i lirë, por për shkak të minutazhës së vogël të kaluar në fushë, ka ndërprerë bashkëpunimin me ‘Zonjën e Vjetër’.

"Ardhja e Lucios tek ne është një ëndërr e bërë realitet", tha drejtori i Sao Paulos, Luis Baptista pasi që ish-reprezentuesi brazilian nënshkroi një kontratë dy-vjeçare.

Për mbrojtësin 34-vjeçar gjithashtu ky është një rikthim në vendin e tij për herë të parë që nga viti 2001 kur ai u transferua tek gjermanët e Bayer Leverkusen ndërsa në Evropë ka luajtur edhe për Bayern Munichun, Interin dhe Juventusin.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...