Themelohet Dhoma Ekonomike e Gruas “G7”

19 Dhjetor 2012 - 12:01      

Në Prishtinë është themeluar Dhoma Ekonomike e Gruas në Kosovë G7, e cila synon fuqizimin e rolit të gruas në gjithë vendin dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Zyrtaret e larta të shtetit kanë kërkuar që të drejtat e grave të mos cenohen, përkundrazi të ketë fuqizim të rolit të tyre në shoqëri.

Prishtinë, 19 dhjetor  - Në Prishtinë është themeluar Dhoma Ekonomike e Gruas në Kosovë G7, e cila synon fuqizimin e rolit të gruas në gjithë vendin dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Zyrtaret e larta të shtetit kanë kërkuar që të drejtat e grave të mos cenohen, përkundrazi të ketë fuqizim të rolit të tyre në shoqëri.

Në një ceremoni të mbajtur të martën në mbrëmje është themeluar kjo Dhomë e cila ka emërtimin G7 që do të thotë përbëhet nga shtatë gra të suksesshme në biznes dhe në sektorët e tjerë.

Udhëheqësja e Odës Ekonomike të Grave të Kosovës, Afërdita Saraçini duke shpalosur qëllimet e kësaj Ode thotë se vizioni i saj është fuqizimi I gruas në ndërmarrësi.



“Misioni është në përputhshmëri më standardet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira për lehtësimin, lobimin, promovimin dhe përfaqësimin e grave në ekonomi. Qëllimet pra promovimi dhe zhvillimi, mbrojtja e integritetit afarist dhe veçoritë e gruas afariste, përfshirja e parimeve të sigurimit të barazisë gjinore, të drejtës ligjore në punë dhe afirmimin e grave dhe meshkujve në mënyrë të barabartë”, tha zonja Saracini.





Presidentja Aifete Jahjaga tha se gjatë ditëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur ngjarje të shumta që shkelin të drejtat kushtetuese dhe liritë themelore të qytetarëve. Ajo bëri thirrje për respektim të këtyre të drejtave. Ajo tha se edhe institucionet edhe shoqëria duhet të mendojnë se si veprimet e sotme ndikojnë në ndërtimin e shoqërisë dhe bëri thirrje për krijimin e mundësive dhe kushteve për secilin qytetar të vendit, posaçërisht të grave që të mund të përmbushin potencialin e tyre.

“Investimi në fuqizimin ekonomik të gruas nuk është vetëm investim në individ, por është investim edhe në shoqëri dhe investim në qëndrueshmërinë tonë si shtet”, tha presidentja Jahjaga.

Ndërsa, zëvendësambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Kelly Degnan tha se integrimi i gruas në shoqëri është thelbësor për rritjen ekonomike dhe ndërtimin e demokracisë së qëndrueshme në Kosovë.



“Kosova që të përmbush të gjithë potencialin e saj është po ashtu e qartë se gruaja duhet të luaj një rol më të madh në të gjitha sferat e jetës që nga biznesi te politika, shoqëria civile”, tha zonja Degnan.



Zëvendëskryeministrja Mimoza Kusari-Lila, njëherësh ministre e Tregtisë dhe Industrisë thotë se duhet të tejkalohen paragjykimet për aftësitë e gruas në ekonomi.



“Në Kosovë në një formë për shkak të situatës dhe rrethanave me të cilat jemi përballur historikisht dhe politikisht, gruaja shpesh herë ka qenë viktimë dhe ekziston edhe një tendencë që edhe pas luftës integrimi I gruas në ekonomi të shihet me rolin e viktimës. Për derisa është momenti që kjo duhet tejkaluar dhe gruaja të jetë jo vetëm e barabartë, por me atë që shpesh herë edhe është ende më e aftë”, tha zonja Kusari–Lila.



Shkalla e ulët e punësimit të grave, vështirësitë për qasje në shërbimet shëndetësore, shkalla e ulët e integrimit në ekonomi, si dhe numri i vogël i grave në pozita udhëheqëse në administratën publike, vlerësohen të jenë ndër faktorët kryesorë që ndikojnë në pozitën jo të mirë të gruas në Kosovë.



Raportet e herëpashershme të organizatave vendase e ndërkombëtare vënë në pah pozitën e vështirë dhe jo të barabartë të grave në Kosovë, por ka pak raporte që flasin për ndonjë ndryshim pozitiv.



Në ceremoninë e themelimit të Odës ekonomike të gruas u bë thirrje kundër çdo forme te diskriminimit në Kosovë.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...