“Miliyet”: Liverpool kërkon tre futbollistë të Galatasarayt

19 Dhjetor 2012 - 12:00      

Skautët e ekipit të Liverpoolit ishin të pranishëm në derbin më të madh turk, mes Galatasarayt dhe Fenerbahçes, i cili përfundoi në dobi të Galatas, 2:1.
Sipas të përditshmes turke

Liverpool, 19 dhjetor – Skautët e ekipit të Liverpoolit ishin të pranishëm në derbin më të madh turk, mes Galatasarayt dhe Fenerbahçes, i cili përfundoi në dobi të Galatas, 2:1.

Sipas të përditshmes turke “Milliyet” vëzhguesit e “The Reds” ishin të impresionuar me lojën e shkëlqyer të shfaqur të treshes së kampionit aktual turk, Galatasarayt, Selcuk Inan, Burak Yilmaz dhe Semih Kaya.

Të dërguarit nga “The Anfield Roads” me të arritur në klub pas derbit i kanë raportuar trajnerit, Brendan Rodgers, me ç’rast i kanë sugjeruar përveç blerjes së sulmuesit, Burak Yilmaz edhe të dyshes tjetër, mesfushorit, Selcuk Inan dhe mbrojtësit, Semih Kaya.

Por, mbetet të shihet nëse do të realizohen këto transferime sidomos e atij të Yilmaz, pasi që reprezentuesi turk ka qenë i lidhur me një kalim në Liverpool që një kohë të gjatë.


comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...