AAK i mban zgjedhjet në janar

15 Dhjetor 2012 - 21:47      

Drejtuesit e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në janar të vitit të ardhshëm do t’i nisin zgjedhjet e brendshme partiake, të cilat do të përfundojnë me Kuvendin e Përgjithshëm.

Drejtuesit e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në janar të vitit të ardhshëm do t’i nisin zgjedhjet e brendshme partiake, të cilat do të përfundojnë me Kuvendin e Përgjithshëm.

Kohë më parë, anëtarët e kësaj partie patën paralajmëruar se lirimi i liderit të tyre nga Tribunali i Hagës, Ramush Haradinaj, do t’u japë “vizë” zgjedhjeve të brendshme.

Ndërkaq, vetëm dy javë pas kthimit të Haradinajt në Kosovë, ata kanë bërë të ditur se janë në vlug të punës për ta parapërgatitur terrenin që në fillim të vitit të ardhshëm t’i nisin zgjedhjet.

“Ne kemi filluar ta trajtojmë çështjen e zgjedhjeve. Do t’i bëjmë përgatitjet që nga janari të fillojmë me zgjedhjet e partisë. Normalisht që do të fillojmë nga baza e deri në nivelin qendror. Do të ketë ndryshime sa i përket ardhjes së simpatizantëve dhe atyre që mendojnë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mund të përmbushë vullnetin e tyre në bazë të programit dhe vizitonit që ka AAK-ja”, ka thënë për “Zërin” nënkryetari i kësaj parti, Ahmet Isufi.

Sipas tij, për shkak të dinamikës së zgjedhjeve të brendshme është e pamundur të përcaktohet se kur do të jetë Kuvendi i Përgjithshëm dhe sa do të zgjasin zgjedhjet. “Në çdo palë zgjedhje ka pasur dhe do të ketë ndryshime, dhe ato do të jenë me përmbushje të kuadrit, varësisht nga votat që do t’i marrin (anëtarët e partisë), ka nënvizuar ai.

Kuvendi i fundit i Aleancës është mbajtur para katër vjetëve, përkatësisht në nëntor të vitit 2008. Në fakt, edhe ky Kuvend ishte mbajtur pas lirimit të parë të Haradinajt nga Tribunali i Hagës, ndërsa mbahet mend si Kuvendi nga i cili Aleanca doli me status të ri, dhe ku gjithashtu ishte zyrtarizuar si nënkryetar i parë Blerim Shala.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...