Firencë: Vritet 21-vjeçari shqiptar pas sherrit për femra

15 Dhjetor 2012 - 20:53      

Një shtetas shqiptar ka gjetur vdekjen dje, në orët e mëngjesit, pas një konflikti për një femër në Itali. Policia ka bërë me dije se zënka për motive banale në Firence i ka kushtuar jetën një 21-vjeçari shqiptar.

Firencë, 15 dhjetor -  Një shtetas shqiptar ka gjetur vdekjen dje, në orët e mëngjesit, pas një konflikti për një femër në Itali. Policia ka bërë me dije se zënka për motive banale në Firence i ka kushtuar jetën një 21-vjeçari shqiptar. Sipas mediave italiane, mësohet se një grup shqiptarësh janë përfshirë në zënkën e ndodhur në orët e para të ditës së premte. Si pasojë e konfliktit të dhunshëm, nga plagët e marra 21-vjeçari Shahin Tushe ka gjetur vdekjen në spital, transmeton Panorama. Nga hetimet e kryera prej Policisë është mësuar se viktima ishte emigrant shqiptar me leje të rregullt qëndrimi dhe punësimi në Itali. Mediat vendëse bëjnë me dije se Policia italiane ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Nga dëshmitë e mbledhura, paraprakisht dyshohet se shkak i përleshjes mes dy grupeve që ndodheshin në diskotekë, është bërë një femër. Autorët e krimit mësohet se kanë qenë një grup marokenësh. Ndërkaq, emigranti shqiptar ka gjetur vdekjen nga hemorragjia.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...