Clinton pëson “tronditje”

15 Dhjetor 2012 - 20:42      

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, e cila të hënën ka anuluar udhëtimin në Afrikën e Veriut dhe Gjirin Persik, për shkak të virusit në stomak, ka pësuar një “tronditje”, pasi i ka rënë të fikët, transmeton REL.

Washington, 15 dhjetor - Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, e cila të hënën ka anuluar udhëtimin në Afrikën e Veriut dhe Gjirin Persik, për shkak të virusit në stomak, ka pësuar një “tronditje”, pasi i ka rënë të fikët, transmeton REL.

Departamenti amerikan i Shtetit ka bërë të ditur se Clinton po shërohet në shtëpi dhe se është nën vëzhgimin e mjekëve.

Ndihmësi i saj, Philippe Reines, ka thënë se Clinton ka qenë e dobët për shkak të virusit, kur i ka rënë të fikët.

Mësohet se Clinton do të punojë nga shtëpia gjatë javës së ardhshme.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...