Bernë: Në aksident zinxhiror vdes Ejup Bajrami

14 Dhjetor 2012 - 20:45      

Në një aksident të rëndë zinxhiror që ka ndodhur pasditen e së martës në Utzenstorf të Zvicrës ka humbur jetën një shqiptar. Tragjedia ka ndodhur kur vetura në të cilën ndodhej ai mbeti e ngujuar në mesin e dy kamionëve. Në po këtë aksident kanë marrë plagë dhjetë persona të tjerë.

Bernë, 14 dhjetor - Në një aksident të rëndë zinxhiror që ka ndodhur pasditen e së martës në Utzenstorf të Zvicrës ka humbur jetën një shqiptar. Tragjedia ka ndodhur kur vetura në të cilën ndodhej ai mbeti e ngujuar në mesin e dy kamionëve. Në po këtë aksident kanë marrë plagë dhjetë persona të tjerë.

Tre personat që gjendeshin në veturën e ngujuar kanë pësuar plagë të rënda, njëri prej tyre është ende në rrezik jete, njofton policia kantonale e Bernës. Ata është dashur t`i nxirrnin nga vetura ekipet e specializuara për ndihmë. Ndërkohë, njëri nga të lënduarit është liruar nga spitali.

Rruga në të cilën ka ndodhur aksidenti ka qenë e bllokuar për disa orë.

Sipas informatave të albinfo.ch, personi që ka humbur jetën në këtë aksident është Ejup Bajrami nga komuna e Drenasit, veprimtar i njohur i pajtimit të gjaqeve në vitet ‘90 në Kosovë.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...